BEI nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë!

Banka Evropiane e Investimeve (BEI Globale) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë përmes së cilës ofrohet një grant me vlerë 350 000 euro, duke mundësuar shërbime këshillimore për restaurimin urban dhe rindërtimin e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një objekt trashëgimie i vendit i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Granti do të financojë përgatitjen, projektimin dhe rishikimet teknike të projektit, mbikëqyrjen, menaxhimin dhe prokurimin e projektit.
Sipas njoftimit këto shërbime konsulence do të sigurojnë që restaurimi i muzeut të përmbushë standardet e larta për efikasitetin e energjisë, qëndrueshmërinë ndaj masave klimatike dhe rehatinë e vizitorëve, duke rritur njëkohësisht integrimin me mjedisin urban përreth. Fondet ndahen në kuadër të Nismës për Rimëkëmbjen Ekonomike të BEI-t, e cila synon të mbështesë rritjen e qëndrueshme, infrastrukturën jetike dhe kohezionin social në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kjo nismë plotëson programin ‘EU4Culture’ dhe do të kontribuojë në rigjenerimin urban dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, tha përfaqësuesi i BEI-t në Shqipëri, Alessandro de Concini. “Gjithashtu, nisma do të sigurojë që ky institucion i rëndësishëm kulturor t’i kthehet popullit të Shqipërisë dhe vizitorëve nga e gjithë bota, në lavdinë e tij të plotë - më të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, më funksional dhe në përputhje të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare.”
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe delegacionit të BEI Globale.
“Kjo asistencë teknike nga Banka Europiane e Investimeve është jashtëzakonisht e çmuar teksa hyjmë në fazën e dytë të përgatitjes për restaurimin dhe rinovimin e plotë të Muzeut Historik Kombëtar. Ajo garanton që projekti të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë, qëndrueshmërisë dhe rezistencës, duke kontribuar njëkohësisht në realizimin e objektivave të Shqipërisë 2030 dhe në forcimin e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Europian,” tha Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Revoltë në Serbi, fermerët kundër importeve, duan mbrojtje shtetërore nga produktet e huaja
Protesta mbi mbrojtjen e prodhimeve vendase në Serbi ka bashkuar mijëra fermerë, të cilët kërkojnë rritjen e subvencioneve dhe mbrojtjen shtetërore nga......
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, kreu i Doganave: Transporti i mallrave nga Bllata dhe Kakavija
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, deklaroi sot se, pas bllokimit të lëvizjes në aksin Librazhd–Elbasan dhe anasjelltas, Drejtoria e......
Drejtuesi i HSH Ergys Verdho: Do ndërhyjmë për rrugë permanente edhe në shtratin lumor
Drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është shprehur se shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas dhe hekurudhës që ndodhet aty pranë erdhi si pasojë e......
Rruga Librazhd-Pogradec, kreu i Shërbimi Gjeologjik, Bylyku: Shkak reshjet e shiut
Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar thotë se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që......
Bllokimi në Librazhd, Policia: Masa të posaçme për devijimin e qarkullimit në akse tjera
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, deklaroi mbrëmjen e sotme se Polciia e Shtetit është në gatishmëri të plotë në sajë......
Rruga Librazhd-Prrenjas, Haki Çako: Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë për situatën
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo......
Librazhd-Prrenjas, rrugë alternative mbi hekurudhë, Kozeli: Rikthimi në funksion të plotë pas stabilizimit të terrenit
Aksi rrugor Librazhd Prrenjas do të vihet në funksion provizor me një rrugë alternative që do të ndërtohet mbi shtratin e hekurudhës. Në një komunikim me......
Zvicra shpall programin e ri të bashkëpunimit në Shqipëri për vitet 2026–2028
Sot është prezantuar programi i ri bashkëpunimi zvicerano-shqiptar, me një buxhet prej 58 milionë franga zvicerane. Synimet e tij janë forcimi i qeverisjes......


