Shqipëria Postuar më 26 Mars 2025, 17:54

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi, hoteleri e turizëm

Nga Ola Mitre

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi,

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga qendrat ekonomike të rëndësishme në Austri. Në takim u bisedua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve me interes të përbashkët.
Presidenti Begaj ftoi Guvernatorin Stelzer për krijimin e hapësirave, në mënyrë që të shfrytëzohen potencialet që Shqipëria ofron për investitorët austriakë. “Unë shoh shumë mundësi për bashkëpunim në ekonomi, hoteleri, turizëm dhe sektorë të tjerë”, - deklaroi Kreu i Shtetit pas bisedës me Guvernatorin e Austrisë së Epërme në Linz: “Aktualisht, Shqipëria ka bërë hapa përpara, është një vend i cili njeh progres ekonomik dhe mendoj se kjo vizitë në Austrinë e Sipërme është një mundësi e mirë për të shikuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të cilat mund të jenë me interes të përbashkët. Unë shoh shumë mundësi në turizëm, në energji, në ambient, në digjitalizim”, - deklaroi Presidenti Begaj në Linz.
Kreu i Shtetit theksoi se ka potencial të madh për investime në këta sektorë, përfshirë dhe arsimin e lartë dhe atë profesional.
Gjatë vizitës në Linz kreu i shtetit u prit edhe nga kryetari i bashkisë së Linzit, Dietmar Prammer të cilin e falenderoi në mënyrë të veçanta për mirëintegrimin e komunitetit shqiptar që jeton në Linz.
Gjatë vizitës në Austri, Presidenti Begaj u takua dhe me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Vjenë dhe Linz, të cilët janë të mirë përfshirë në shoqërinë austriake në sajë të edukimi dhe punës së tyre në jetën publike, por edhe falë politikave mbështetëse që shteti austriak zbaton.
Kreu i Shtetit e cilësoi komunitetin shqiptar si faktor kontribuues në imazhin pozitiv të Shqipërisë, që shërben në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Austri, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj punës së shoqatave shqiptare për ruajtjen e identitetit, traditës, gjuhës e kulturës dhe të marrëdhënieve me vendlindjen.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat