BE miraton paketën e tretë të asistencës ushtarake për Shqipërinë, 21 mln euro për Forcat e Armatosura

Bashkimi Europian ka miratuar një tjetër paketë mbështetjeje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të mekanizmit “European Peace Facility”. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet një njoftimi në Facebook bën me dije se Këshilli i Bashkimit Europian ka dhënë dritën jeshile për paketën e tretë të asistencës me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar në 49 milionë euro mbështetjen totale për Shqipërinë.
"Lajm i mirë nga BE!
Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të "European Peace Facility", me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.
Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FARSH.
Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje", shkruhet në njoftimin e ministrisë.
“Buxheti familjar”, mes mbijetesës dhe kursimit/ Bajraktari: Kursimi duhet të nisë sapo merret paga
Çdo fillim muaji për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare nis me të njëjtin ritual, një llogari e shpejtë me mendje për të parë nëse paratë e fituara do......
Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin
Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës......
Amerikanët përgatiten për udhëtime të kushtueshme/ Kostot e karburantit, pranë niveleve më të larta shumëvjeçare
Çmimet në rritje të benzinës dhe një krizë e afërt me karburantin nga lufta në Iran nuk po i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë me makinë, ndërsa sezoni veror......
Marrëveshje e tregtisë së lirë BE-Meksikë/ Tregtia dypalëshe është rritur me 75% në një dekadë
Meksika dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, ndërsa kërkojnë të ulin varësinë nga SHBA-të dhe të......
Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri në 2045, vetëm 10% do shkojnë në vendgrumbullime
Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tonë, duke vendosur kufizime......
Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe Fieri. Profili i të pandehurve
Falsifikimi i monedhave është një vepër penale që vijon të ndodhë në vendin tonë, pavarësisht pasojave që sjell. Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë......
Warsh merr drejtimin e Rezervës Federale/ Inflacioni rritet dhe besimi i konsumatorëve bie
Kevin Warsh u betua si kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së në një moment vendimtar për ekonominë amerikane, ku çmimet në rritje të benzinës për shkak të......
Arabia Saudite shiti më pak naftë, fitoi më shumë/ Rritja e çmimeve pas konfliktit i ka çuar të ardhurat në nivelet më të larta në tre vite
Arabia Saudite ka arritur të rrisë ndjeshëm të ardhurat e saj nga nafta, pavarësisht faktit se eksportet e saj u prekën nga kriza në Lindjen e Mesme dhe......


