BE konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë: Hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3!
Këshilli i Bashkimit Europian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.
Ky grupim përfaqëson rritjen gjithëpërfshirëse për mirëqenie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025. Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.
Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t'u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.
Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqenie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.
Sondazh

Spanjollët do të punojnë më pak orë në javë - Qeveria miraton projektligjin për të shkurtuar javën e punës
Spanja së shpejti mund të realizojë një javë më të shkurtër pune, me punonjësit që do të gëzojnë 2.5 orë më shumë pushim. Qeveria spanjolle miratoi një......

Sulmet kibernetike, 21 tentativa në 3 muaj - Cilët janë sektorët më të kërcënuar? Ai financiar, më pak i prekuri
Në tremujorin e parë të vitit, transporti ka qenë sektori me më tepër tentativa për sulme kibernetike. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurisë Kibernetike......

Të dhënat personale, cilat janë detyrimet e bizneseve? - Dervishi: Merrni masa të zbatoni ligjin e ri. Risi, detyrimi për fshirje
Bizneset kanë detyrim të zbatojnë ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të garantojnë klientët e tyre se këto të dhëna nuk do të shpërdorohen.......

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake”......

“Taksa më të ulëta dhe kosto jetese më e mirë” - Investitori Italian në Shqipëri: Ky vend ka shumë benefite për të investuar
Joshja e të huajve për të investuar në Shqipëri është një trend që vazhdon të rritet muaj pas muaji. Një shembull i tillë është edhe rasti i Davide Falso,......

Certifikohet pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Moment historik, operacional me të gjitha shërbimet në verë
Në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës, u krye sot fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore. Pas......

Fed nuk ndryshon normat e interesit - Inflacioni dhe papunësia e lartë rrisin rrezikun e stagflacionit në SHBA
Rezerva Federale e mbajti normën e saj në 4.3% për takimin e tretë radhazi, pasi e uli atë tre herë rresht në fund të vitit të kaluar. Shumë ekonomistë dhe......

Inflacioni ngjitet në 2.3% në Prill/ Zarzavatet, sërish kampione të rritjes së çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Prill të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.3%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më......