BE kërkon fuqi punëtore të kualifikuar - Gonzato: Investoni për të qenë konkurrues! Manjani: Fokusi tek aftësitë

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndër të tjera sjell edhe një sfidë kyçe, një kapital human të gatshëm për të përballuar tregun europian të punës por për të qenë edhe konkurrues. Për këtë arsye, kërkohet më shumë vëmendje nga qeveria drejt investimit në edukim dhe aftësitë njerëzore.
Silvio Gonzato, Ambasador i BE në Shqipëri
“Investimi në kapitalin human është çelësi për të rritur konkurrencën. Nëse Shqipëria do ti bashkohet Bashkimit Europian, do ti bashkohet edhe një tregu të vetëm dhe të investosh në kapitalin human është shumë e rëndësishme për të qenë konkurrues. Plani i Rritjes ka një shtyllë të dedikuar për kapitalin human duke lehtësuar kalimin nga studimet tek tregu i punës”.
Ndërsa, qeveria ka dalë në konkluzionin se tashmë diplomat nuk garantojnë sukses në tregun e punës, por duhet investuar në aftësitë e individëve.
Olta Manjani, ZV.Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
“Një nga problemet me të cilat po përballemi është humbja e aftësive. 27 % fuqisë punëtore në Shqipëri rezulton të jetë e mbikualifikuar. Kjo tregon që po bëjmë diçka të gabuar me edukimin. Në këtë rast duhet të insistojmë tu japim atyre aftësi dhe kjo nuk është vetëm çështje diplomash. Nuk duhet të fokusohemi tek diplomat dhe certifikatat, por duhet tu japim atyre aftësitë e duhura dhe për këtë po punojmë duke investuar në arsimin profesional. Kemi krijuar një komitet ku bizneset tregojnë se cilat janë aftësitë që kërkohen nga tregu dhe nga ana tjetër po bëjmë analizat tona. “
Konferenca mbi rolin e Akademisë në zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri, bëri bashkë akademikë, ekspertë të njohur të fushës, përfaqësues të BE dhe qeverisë, duke u fokusuar tek çështjet kritike që lidhen me fuqinë punëtore, sfidat dhe ndërhyrjet që duhen bërë.
Katër rrugët, që marrin 2.4 mld lekë shtesë - Projektet/ Nga bypass-i i Tiranës, te zgjidhja e trafikut në autostradën Tiranë-Elbasan
Ndryshimet në buxhetin 2025, përmes Aktit Normativ të qeverisë, akordojnë 2.4 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme rrugore. Më konkretisht,......
Britani/ prodhimi i makinave, niveli më i ulët në 73 vite - Shkak, sulmi kibernetik ndaj Jaguar Land Rover dhe konkurrenca nga Kina
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1951, pas një sulmi kibernetik që paralizoi kompaninë Jaguar Land......
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, me kampus të ri - Pol inovacioni dhe modern, hapet konkursi ndërkombëtar i masterplanit
Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka shpallur Konkurs Ndërkombëtar për Projek-Ide Masterplani për ngritjen e kampusit universitar “Aleksandër......
Të dielën akrepat kthehen një orë pas - Si ndikon ky ndryshim në shëndetin tonë?
Çdo vit, në tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa, miliona njerëz gëzohen duke menduar se do të flenë një orë më shumë. Por a ndikon vërtet ky ndryshim i......
Sa kredi për shtëpi kanë shqiptarët? Tre të katërtat e gjitha huave për banesa në vend janë dhënë në Tiranë
Huaja për blerje banese në Shqipëri ka arritur në një rekord historik më një stok prej 230 miliardë lekësh në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të......
Kosova, më e sigurta në rajon për të investuar - Publikohet Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve
Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley&Partners, e rendit Kosovën në vendin e parë në rajon, si......
SHBA konfirmon takimin Trump-Xi Jinping - Udhëheqësit do të takohen javën e ardhshme në Korenë e Jugut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me liderin e Kinës, Xi Jinping, si pjesë e turit në Azi, njoftoi Shtëpia e......
Rrjeti elektrik i Sarandës drejt modernizimit - OSSH, investim 129 milionë lekë për përmirësimin e furnizimit
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv; rrjet tension i ulët në fiderat......




