BE i jep “dritën jeshile” planit italian për qendrat e emigrantëve - Gjadër e Shëngjin drejt aktivizimit pas marrëveshjeve të reja për kthimet

Italia thotë se miratimi nga Këshilli, të hënën, i paketës kryesore të dosjeve për migracionin i hap rrugë vënies në punë të dy qendrave të azilit në Shqipëri, të cilat kishin mbetur në pritje prej muajsh për shkak të pengesave ligjore.
Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, deklaroi në Bruksel se qendrat në Shqipëri po përgatiten të rikthehen në funksion të plotë dhe se do të përdoren për procedura të përshpejtuara në kufi, si modeli I parë I “qendrave të kthimit”, të parashikuara në rregulloret e reja.
Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin u ngritën në bazë të protokollit Itali–Shqipëri të vitit 2023 dhe parashikoheshin të strehonin burra të rritur nga vende të sigurta, të shpëtuar në det, për t’u përpunuar me shpejtësi kërkesat dhe për t’u organizuar kthimet.
Nisja e tyre u shty, pasi gjykatat italiane rrëzuan disa urdhra ndalimi dhe vunë në dyshim listën e vendeve të sigurta për disa kombësi, duke e çuar çështjen deri në gjykatën më të lartë të BE-së. Ndërkohë, Këshilli miratoi rishikimin e konceptit të vendeve të treta të sigurta, që mundëson më lehtë refuzimin e kërkesave dhe dëbimet drejt vendeve ku aplikantët kanë kaluar në tranzit.
Ministrat e Brendshëm të BE-së arritën gjithashtu marrëveshje për rregulloren e kthimeve, që lejon krijimin e qendrave të kthimit jashtë territorit të BE-së, dhe finalizuan listën e përbashkët të vendeve të origjinës të sigurta, duke përshpejtuar trajtimin e kërkesave për shtetasit e Bangladeshit, Kolumbisë, Egjiptit, Indisë, Kosovës, Marokut dhe Tunizisë.
Kosovë, Oda Ekonomike padit rregullatorin e energjisë - Kërkon zbatimin e vendimit gjyqësor: ZRRE po shkel tregun e lirë
Oda Ekonomike e Kosovës ka paditur rregullatorin e energjisë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, që shfuqizoi disa dispozita të tregut të lirë të......
Turqia garanton furnizimin e Hungarisë me gaz rus - Kryeministri Orban njofton marrëveshjen me Presidentin Erdogan
Turqia dhe Hungaria ranë dakord që Ankaraja të garantojë kalimin e gazit rus drejt Budapestit. Kryeministri Viktor Orban vijon të mbështetet tek importet......
AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve - Programet e punësimit shtuan ss7.451 të rinj të punësuar në 10 muaj
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......
SHBA lejon dërgesat e çipeve të IA drejt Kinës - Administrata Trump njofton tarifa 25% mbi këto eksporte
Shtetet e Bashkuara do të lejojnë eksportin e çipeve të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Presidenti Donald Trump ka njoftuar tarifa 25% mbi dërgesat,......
Greqia po humb fuqinë punëtore - Vetëm 1 në 10 pensionistë punon. Papunësia e të rinjve, gati 20%
Greqia po i shfrytëzon më pak të rinjtë dhe pensionistët, me papunësinë e personave nën 25 vjeç që shkon gati 20%. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se vetëm 1......
“Pagesa direkte për litër qumësht dhe kg mish” - Ekspertja Papa: Të ndryshojë skema e subvencioneve për blegtorët
Mbështetja direkte e dhënë për blegtorinë në bazë të numrit të krerëve që kanë fermerët, nuk po jep efektet e pritura, pasi pavarësisht faktit që aplikohet......
Sa të përfaqësuar janë të rinjtë shqiptarë sot? - Hajdari: S’ka suport në tregun e punës. Tasho: Të rinjtë e viteve ’90, më entuziastë
35 vjet më parë, më 8 dhjetor 1990, pikërisht në qytetin studenti nisi lëvizja studentore, shkëndija e parë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Filloi......





