Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2025, 12:15

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me Shqipërinë" - Komisionerja Kos: Do të ketë vende të reja anëtare brenda mandatit tim

Nga Hamit Yzeiraj

"BE gati të hapë kapituj të tjerë me

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, gjatë raportimit të saj në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, deklaroi se ritmi i reformave në Shqipëri po përshpejtohet ndjeshëm, duke e afruar vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2029.

"Kemi një mundësi reale që brenda vitit 2029 të anëtarësojmë një ose më shumë shtete kandidate me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Në rastin e Shqipërisë, kemi hapur tashmë 24 kapituj të negociatave. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar momentin e ri për zgjerimin dhe po ndërmerr reformat më shpejt se kurrë më parë. Ne duam që shtetet kandidate të bëhen pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti ligjor mbetet i panegociueshëm."

Komisionerja Kos theksoi gjithashtu se brenda muajit qershor Shqipëria mund të hapë grupkapituj të tjerë, dhe u shpreh e bindur se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja në BE.

"Duhet të vazhdojmë të mbështesim miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Deri tani kemi parë hapa konkretë me hapjen e grupkapitujve me Shqipërinë, gjatë vitit të kaluar dhe muajit që lamë pas – dhe do të ketë më shumë në muajt në vijim."

Hapjen e grupkapitujve të rinj me Shqipërinë e mbështeti edhe kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë me intensitet të lartë reformat e nisura.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat