BE financon energjinë e gjelbër në Shqipëri/ Synohet modernizimi i HEC-it të Fierzës dhe digjitalizimi i nënstacioneve
Bordi Operacional i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka miratuar një paketë investimesh prej 87.7 milionë euro, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të mbështetur energjinë e pastër në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi.
Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto fonde do të përdoren për, forcimin e rrjeteve të energjisë, përmirësimin e hidrocentraleve ekzistuese, si dhe për zgjidhje të reja diellore për ngrohje, në linjë me tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.
Në Shqipëri, një nga projektet kryesore është digjitalizimi i nënstacioneve të sistemit të transmetimit të energjisë, i cili synon rritjen e kapacitetit, uljen e humbjeve dhe përmirësimin e menaxhimit të rrjetit.
Gjithashtu, do të financohet modernizimi i HEC-it të Fierzës, një nga burimet më të rëndësishme të prodhimit të energjisë në vend. Investimet synojnë përmirësimin e pajisjeve dhe sistemeve, për të garantuar funksionim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Një tjetër hallkë kyçe është ndërtimi i Linjës Ajrore të Transmetimit Rrashbull – Unaza e Tiranës, një projekt i cili do të zgjerojë kapacitetin e rrjetit për të përmbushur kërkesën në rritje të kryeqytetit dhe për të përmirësuar sigurinë energjetike. Ndërkohë, mësohet se së shpejti pritet të mobilizohen edhe 487,3 milionë euro për të tre vendet në projekte energjetike.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 95% e prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri vjen nga hidrocentralet, duke e renditur vendin ndër më të pastërtit në Europë për sa i përket emetimeve të karbonit.

Nxehtësia e lartë trefishoi vdekjet në Evropë/ Ndryshimi i klimës “mori” jetën e 1,500 personave në 12 qytete evropiane
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu e intensifikuan valën e fundit të të nxehtit në Evropë dhe rritën numrin e vdekjeve nga nxehtësia me rreth......

Vendet e vafëra kërcënohen nga uria/ Për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës klimatike
Rritjet e çmimeve të ushqimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të çojnë në më shumë kequshqyerje, trazira politike dhe sociale, pasi më të......

Bankat ulin komisionet për transfertat me AIPS EURO/ BSH, ndryshime në rregullore. Niveli i tarifave minimale, 4 euro
Pas uljes së komisioneve për transfertat në lekë, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë edhe komisionet për transfertat në euro brenda vendit që......

Trump njofton marrëveshjen me Japoninë/ Tarifa tregtare për mallrat japoneze në 15%
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një kornizë të re tregtare me Japoninë që do të vendosë një tarifë prej 15% për importet japoneze, duke lehtësuar......

“Tarifat, jo përgjigja për çekuilibrat globalë”/ Paralajmërimi i FMN: Mund të përkeqësonin ndjenjën globale të rrezikut
Bilancet globale të llogarive rrjedhëse u zgjeruan ndjeshëm në vitin 2024, duke përmbysur një ngushtim që po ndodhte që nga kriza financiare globale e viteve......

Grekët po “shkurtojnë” gjithçka/ Rënie rekord e shpenzimeve ditore
Konsumatorët grekë kanë ulur ndjeshëm shpenzimet e tyre të përditshme. Në qershor, shpenzimet mesatare për përdorues ranë ndjeshëm në të gjitha kategoritë......

Ambulanca të reja për burgjet – AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej......

Operacioni në Theth, Rama publikon videon pas pastrimit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video të Thethit pas aksionit për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje dhe zaptimi i......