“BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor!” Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë “Zgjerimi i BE-së”, Mynih
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, ka qënë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në konferencën “Zgjerimi i BE-së”. Kryeministri shqiptar dha një mesazh të fortë për Brukselin, duke theksuar se Evropa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë sesa ky i fundit ka nevojë për BE-në. Në panel, pjesëmarrës ishin Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin; Hristijan Mickoski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.
“Ballkani Perëndimor duket si te Parku i Evropës, një vend ku mund të ndodhin shumë gjëra, shumë kanë ndodhur në Poloni, Sllovaki apo Republikën Çeke, që i ndihmuan këto vende të ecin me një shpejtësi mbresëlënëse. Duhet të ndryshojë Evropa, nuk e them vetëm unë, e thotë Mario Draghi. Nxori një raport të fortë që Europa duhet të ndryshojë. Evropa duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh, sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh, ka ndryshuar për ritmin e përfarimit me Ballkanin Perëndimor. Por, ajo çfarë po ndodh, është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin me meritë, por ka ardhur koha të bëjmë një ndarje të qartë, proces i bazuar në meritë duhet të jetë për një gjë, të drejtën e votës në Këshillin Euvopian, bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojë sjelljen e të gjitha vendeve në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësish, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Evropës që nuk është në BE shumë më pranë, në mënyra të ndryshme se si e mendon kontinentin. Ajo çfarë është jashtë BE, nuk mund të jetë një hapësirë që mund ta marrë kushdo, por vetëm BE”- tha kryeministri Rama.
Rama shtoi se është një mundësi e jashtëzakonshme për t’u zgjuar, për të nisur vrapin, për të marrë atë që ka humbur gjatë kaq shumë viteve, me kaq shume rregullore, kaq shumë bisedime dhe kaq pak veprim.
“Komuniteti Politik Evropian tashmë duhet të shndërrohet në platformën e re dhe BE duhet të investojë shumë prej energjive të tij tek KPE dhe Evropa si e tillë duhet të bëhet një kontinent shumë ndryshe bazuar pikë së pari në dhënien e mundësive të reja gjithkujt për t’u rritur ekonomikisht dhe për të qenë në një pozitë më të mire, në të kundërt do të jetë e pamundur”- shtoi kryeministri Rama.
Duke folur për marrëdhënien transatlantike, Rama tha:
“Amerika pa Europën është thjesht një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë, që sherifi atje ta marrë seriozisht BE-në.”
Sa i takon mbrojtjes, kryeministri shqiptar tha se nuk duhet “sakrifikuar” arsimi.
“Ekziston një paradoks që duket se askush nuk po mendon për të. Ka një nxitim për të investuar në mbrojte, por cila është përgjigja ndërkohë? Që ndërkohë që fuqi të tjera investojnë në mbrojtje, kanë norma të larta të rritjes ekonomike, gjë që Europa nuk e ka. Ku do t’i gjejë Europa paratë? Nuk kam dëgjuar gjë më të marrë, kur thonë që duhet lënë mënjanë arsimin për shembull që të mbijetojmë. Nëse çmimi për të pasur më shumë mbrojtje është të shndërrohemi në kontinent injorantësh, më mirë të vijnë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga SHBA apo BE, por kurrë nuk kanë dashur të na pushtojnë” - tha Rama.
Sondazh

Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitësPartia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force......

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria
Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Subvencioni 70% për panelet e ngrohjes së ujit- Aplikimet në platformën e posaçme online, hapen më 24 shkurt
Prej datës 24 shkurt, klientët familjarë do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimin në......

Evropa “përgatit terrenin” për IA- Kapacitet rekord për qendrat e të dhënave në vitin 2025
Evropa mund të shohë një nivel rekord të qendrave të reja të të dhënave këtë vit, kjo sipas hulumtimit të CBRE Group, ndërsa kompanitë zgjerojnë aktivitetet......

Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka......

112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke......

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.......

BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro.......