BE çel ekspozitën fotografike në Tiranë - Gonzato: Krenar që Shqipëria është pjesë e këtij udhëtimi
Ka mbërritur në Tiranë ekspozita fotografike “Lentet e tua. Historia jote. Evropa jonë!”, produkt i një konkursi fotografie të zhvilluar nga Bashkimi Evropian me pjesëmarrjen e të rinjve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tematika që nxiti 183 të rinj të aplikonin ishte fuqia që ka sporti për të bashkuar evropianët përtej kufijve, për të promovuar vlera të përbashkëta dhe për të festuar identitete të ndryshme. Një juri profesionale zgjodhi 18 fitues nga ky konkurs, 3 për secilin shtet të rajonit.
“Sot, nuk po zbulojmë thjesht fotografi, por po përforcojmë zërat. Zërat e të rinjve nga e gjithë Ballkani Perëndimor që kanë përdorur kamerat e tyre për të na treguar se si e shohin Evropën, si i jetojnë vlerat e saj dhe si e imagjinojnë të ardhmen e saj. Kjo perspektivë përputhet plotësisht me qasjen tonë dhe mënyrën se si BE-ja angazhohet me të rinjtë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe artistët vendas në Shqipëri: Me Delegacionin e BE-së që vazhdimisht nxit kreativitetin, duke gjeneruar hapësirë për dialog civil dhe duke ofruar platforma që mund të pasqyrojnë aspiratat e popullit shqiptar për integrimin në BE dhe vizionin e tyre për atë që përfaqëson BE-ja”, u shpreh Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato.
Kjo ekspozitë është mbajtur më parë në Beograd, Podgoricë dhe Shkup, ndërsa do të zhvendoset në vijim edhe në Prishtinë e Sarajevë.
“Ngjashëm me artet dhe kulturën, përmes temës së sportit, kjo ekspozitë kap diçka vërtet të fuqishme: idenë se Evropa nuk është vetëm një gjeografi; është një bashkësi vlerash. Sporti ofron një lente unike përmes së cilës ne tregojmë historinë se kush jemi dhe vlerat themelore që bashkojnë Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Si Ambasador i BE-së në Shqipëri, jam veçanërisht krenar që Tirana është pjesë e këtij udhëtimi. Të rinjtë e Shqipërisë, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë rajonin, vazhdojnë të na tregojnë se e ardhmja e Evropës është tashmë këtu, dhe ajo është e gjallë, e talentuar dhe thellësisht e përkushtuar ndaj një kontinenti më të bashkuar dhe gjithëpërfshirës”, tha Ambasadori.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 29 korrik. Kjo nismë është hartuar për të shfaqur krijimtarinë, perspektivat, unitetin në qëllime dhe frymën e përbashkët evropiane të të rinjve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Rast i bllokuar me sukses nga AKSK: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing).
Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna bankare në emër të Raiffeisen Bank,......

“Nuk paguajmë dot me kartë, vetëm cash”/ Turistët në Shqipëri: Vijmë sepse çmimet janë të lira
Në një kohë kur shumica e botës funksionon me pagesa elektronike, Shqipëria mbetet ende një ekonomi "cash-i". Shumë turistë, përballen me një sfidë të......

Numri i makinave në vend u rrit me 10.5%/ Shqiptarët dyfishuan përdorimin e automjeteve elektrike
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin vjetor “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore”, ku ka te dhena mbi strukturën dhe dinamikën e mjeteve......

“Pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti”/ Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t në rajon
Universiteti Bujqësor i Tiranës, tashmë është gati të ofrojë 9 programet e Universitetit BOKU të Vjenës, me synimin për t’u bërë lider në rajon. Në......

Hasani pret në Tiranë Ministrin irlandez Byrne: Mirënjohje për mbështetjen e qëndrueshme të Irlandës në rrugëtimin tonë drejt BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës,......

Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi/ Doganat, apel udhëtarëve: Plotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro
Me rritjen e fluksit të qytetarëve në pikat kufitare, shtohen edhe problematikat sa i takon kalimit me shuma të larta monetare të padeklaruara, duke shkelur......

Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia? Marrëveshja e re që bashkon vitet e punës
Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në bazë të një......

Situata e zjarreve, 21 vatra në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive dhe 1 nën monitorim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë:......