Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2025, 09:59

BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të përmirësojë eficiencën e energisë

Nga Kristi Ceta

BE, 17 mld euro për bizneset e vogla, të mesme/ Nisma synon të

Komisioni Evropian dhe Grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) kanë nisur një iniciativë financimi me vlerë 17.5 miliardë euro.

Sipas Komisionit, më shumë se 350,000 kompani në të gjithë Evropën priten të përfitojnë nga kjo skemë për të përmirësuar efikasitetin energjetik dhe për të reduktuar emetimet e karbonit.

Nisma për efikasitetin energjetik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme udhëhiqet nga Grupi i BEI. Ajo synon t’i ndihmojë kompanitë të shfrytëzojnë teknologjitë e provuara për kursimin e energjisë, për të ulur faturat energjetike dhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e tyre, thekson Komisioni.

Programi do të përdorë një kombinim të instrumenteve ekzistuese dhe të reja financiare, duke përfshirë mjete borxhi dhe kapitali. BE parashikon të mobilizojë mbi 65 miliardë euro investime në këtë sektor deri në vitin 2027.

Për të thjeshtuar aksesin dhe mbështetjen për bizneset, iniciativa do të prezantojë një “njësi të vetme ndihme për efikasitetin energjetik të ndërmarrjeve”. Komisioni sqaroi se kjo pikë hyrjeje e unifikuar do të integrojë ofertën e huadhënies së ndërmjetme të Bankës Evropiane të Investimeve dhe do të përshpejtojë zbatimin.

Burime nga Komisioni theksuan se bizneset e vogla dhe të mesme investojnë për efikasitetin energjetik vetëm gjysmën e nivelit të ndërmarrjeve të mëdha. “Kjo nismë do të jetë thelbësore për të mbyllur hendekun e investimeve, për të thjeshtuar aksesin në financim dhe për të përshpejtuar zbatimin,” shtuan zyrtarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat