BE, 1.5 mln euro për mbrojtjen nga zjarret e përmbytjet - Investime në 5 bashki, dronë, varka dhe motorë specialë

Shqipëria po preket gjithnjë më shumë nga fatkeqësitë natyrore siç janë zjarret dhe përmbytjet, duke bërë kështu, që edhe vëmendje për marrjen e masave parandaluese të rritet ndjeshëm.
Për këtë arsye, në kuadër të projektit SA Resilience, të financuar nga Bashkimi Europian përmes programit Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC) po zbaton një sërë ndërhyrjesh strategjike që synojnë forcimin e kapaciteteve për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve dhe përmbytjeve në vend.
Përmes një investimi prej 1.5 milionë eurosh të akorduara drejtpërdrejt për këtë institucion nga ky projekt, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) po mbështet 5 bashki të prekura çdo vit nga zjarret dhe përmbytjet, siç janë Malësi e Madhe, Pukë, Divjakë, Rrogozhinë dhe Kavajë.
Në fazën aktuale janë zhvilluar takime koordinuese me autoritetet vendore për vlerësimin e situatave emergjente dhe përmirësimin e mekanizmave të parandalimit të hershëm.
“Fenomenet me te shpeshta janë përmbytjet dhe zjarret. Jo çdo gjë është e parashikueshme, por kjo s’do të thotë që s’duhet të marrim masa dhe në ato zona ku risku historikisht është i ulet. Koordinimi i institucioneve është një sfidë më vete”.
Gjatë takimit të zhvilluar lidhur me avancimin e projektit, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore ndanë eksperiencat dhe të dhënat mbi rastet e zjarreve dhe përmbytjeve për vitin 2025, duke nënvizuar nevojën për investime teknologjike dhe trajnime të specializuara.
Vitin e ardhshëm projekti parashikon investime konkrete në pajisje moderne, përfshirë drone për detektimin dhe shuarjen e zjarreve nga ajri; varka për ndërhyrje në raste përmbytjesh; Veshje profesionale për zhytje dhe ndërhyrje kundër zjarrit; Qou-bike (motorë specialë) për ndërhyrje në zona të thella malore.
Paralelisht me investimet infrastrukturore, projekti ka një komponent të rëndësishëm social dhe edukativ. Fushata ndërgjegjësuese janë zhvilluar në 4 shkolla në bashkitë përfituese, me qëllim edukimin e fëmijëve mbi reagimin korrekt në raste emergjencash, duke kontribuar në ndërtimin e një kulture sigurie afatgjatë.
“Shqipëria, arkitekturë funksionale për transparencën” - Rama: Shpifja dënohet penalisht, por do të heqim aspektin penal për gazetarët
U zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, e cila shërbeu si një platformë kombëtare dialogu mbi sfidat e transparencës......
Jo vetëm pritëse, por Shqipëria edhe eksportuese kapitali - BSH: Që nga 2021, pesëfishim i investimeve direkte të bizneseve tona jashtë vendit
Jo vetëm të huajt po investojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët jashtë vendit. Gjatë 5 viteve të fundit, bizneset shqiptare kanë shtrirë ndjeshëm investimet......
Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë/ Hidrokarburet dhe artikujt jo-ushqimorë nxisin zgjerimin vjetor me 6%
Shitjet në dyqanet dhe tregjet e Shqipërisë po rriten me ritme të qëndrueshme këtë vit, edhe pse zgjerimi duket se ka ngadalësuar pak hapin. Indeksi i......
Trump padit BBC - Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim pas dokumentarit “polemizues”
Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur BBC-në në gjykatën federale të Majamit për shpifje, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim. Padia civile......
Program Kombëtar për Parandalimin e Mbetjeve - Dokumenti: Nga shpërdorimi i ushqimit, te kompostimi në banesë. Skema tarifimi sipas sasisë
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, një dokument strategjik që synon uljen e......
Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e tretë u nxit pasuritë e paluajtshme dhe turizmi
Sektori i shërbimeve vijon tendencën pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke shënuar rritje si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim dhe paga,......
Paratë nga emigrantët shkojnë për konsum/ 90% e remitancave përdoren për nevoja bazë, investimet mbeten minimale
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja mbi emigracionin ndërkombëtar në Shqipëri për vitin 2024. Ndër treguesit kryesorë të këtij publikimi......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pësuar luhatje të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 81.6 lekë dhe duke u shitur me 82.6 lekë sipas kursit të këmbimit......





