Bashkitë u “kursyen” në investime publike- Shpenzuan 744 milionë euro në 2024, vetëm 19.5% shkojnë për qytetarët
Pushteti vendor gjatë vitit 2024 ka ruajtur trendin rritës të shpenzimeve për financimin e funksioneve dhe shërbimeve vendore. Shpenzime vendore arritën në vlerën e 74.4 miliard lekë apo 744 milionë euro ose 8.1 % më shumë krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje prej rreth 5.6 miliard lekë, vjen për shkak të performancës së mirë së burimeve të financimit si në të ardhurat e veta ashtu edhe në transfertat nga buxheti qendror.
Megjithatë nga vlera totale e shpenzimeve, sipas raportit të financave vendore, në vitin 2024, peshën më të madhe e zënë shpenzimet për paga dhe sigurime të cilat zënë 45.7% ose rreth 2.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë shpenzimet operative janë një burim tjetër që zënë një peshë të konsiderueshme në shpenzimet e pushtetit vendor në vitin 2024 me rreth 29.4% ose rreth 1.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Burimi më i rëndësishëm, por dhe me një impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytëtarëve janë investimet e pushtetit vendor. Në vitin 2024, investimet vendore zënë rreth 19.5% e shpenzimeve të pushtetit vendor, ose kanë rënë me rreth 4.5% krahasuar me vitin 2023. Kjo ulje e shpenzimeve kapitale vendore konstatohet kryesisht në bashkinë Tiranë me një rënie prej rreth 1.3 miliard lekë krahasuar me një vit më parë.
Raporti evidenton se vihet re decentralizim i ulët financiar i bashkive, reflektuar në nivelin e raportit të shpenzimeve vendore ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, ku në vitin 2024 ky raport është 3.06% ose rreth 0.8% më i lartë se një vit më parë. Pushteti vendor ka ruajtur një trend të përafërt të raportit të shpenzimeve me PBB, duke u konsoliduar në këto vlera për shumë vite.
Por pavarësisht qendrueshmërisë trendit në rritje të të ardhurave të pushtetit vendore, raporti nënvizon se gjithsesi del si domosdoshmëri një impuls i ri decentralizimi, tashmë 10 vite pas reformës administrativo-territoriale.

“Stili i jetesës evropiane, në rrezik” -Kreu i FMN-së, thirrje për të forcuar tregun e përbashkët
Evropa duhet të nxisë rritjen përballë erërave të vështira globale ose rrezikon të humbasë mënyrën e saj të jetesës, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar......

Shqiptarët “dynden” drejt detit/ Importet e varkave me rekord. Italia, Britania dhe Greqia në krye të listës së furnitorëve
Muaji maj 2025 ka shënuar një rekord historik në importin e anijeve, varkave dhe strukturave lundruese në Shqipëri, me një shumë totale prej 330.6 milionë......

“Rijetësohet” stadiumi “Niko Dovana” e zona përreth- Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve të përzgjedhë partnerin privat
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare” të pronave shtetërore, për......

Biokarburantet, rreth 50% më lirë- Do përjashtohen nga taksat dhe tarifat. Politika e re fiskale synon ndryshimin e tregut
Brenda këtij viti, në tregun shqiptar do të duhet të nisë përdorimi i biokarburanteve. Një projektligj i shumëpritur, që ka nisur të diskutohet në Kuvend,......

Përshkallëzohet lufta tregtare BE-Kinë- Blloku u ndalon firmave kineze kontratat kryesore për pajisje mjekësore
BE-ja u ndaloi firmave kineze blerjet e pajisjeve mjekësore qeveritare me vlerë më shumë se pesë milionë euro, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve që......

Greqi, ndryshimet klimatike kushtojnë shtrenjtë- PBB vjetore mund të ulet me 16 mld euro, 327,000 vende pune në rrezik
Pavarësisht kostos së madhe potenciale që mund të ketë ndryshimi i klimës, jo vetëm për ekonominë, por edhe për shëndetin, Greqia është deri tani e......

A mund t’i përballojë Izraeli disa konflikte njëkohësisht?- Analiza/Tensionet në Lindjen e Mesme rëndojnë mbi ekonominë vendase
Lufta është e kushtueshme. Përveç shkatërrimit, tragjedive personale dhe vdekjeve, blerja dhe mobilizimi i pajisjeve kushton shumë para dhe fuqi punëtore.......

SHBA diskuton luftën Izrael-Iran me partnerët/ Aleatët theksojnë nevojën për zgjidhje diplomatike
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me ministrin e jashtëm britanik David Lammy dhe zhvilloi telefonata të ndara me homologët e tij......