Bashkitë, sportele ndihmëse për aplikimet në e-Albania - Balluku: Zyrat që marrin pagesë, në shkelje totale të ligjit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja e vendit, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Lushnjës, ku inspektoi nga afër sportelet e dedikuara për asistencë ndaj qytetarëve në përdorimin e portalit e-Albania. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, Balluku theksoi rëndësinë e këtij shërbimi, veçanërisht për shtresat më të ndjeshme të popullsisë.
“Siç jeni të gjithë në dijeni, ka nisur një inspektim në të gjitha bashkitë e vendit. E kemi nisur nga qendrat e qarqeve, por siç e thotë shpesh edhe Kryeministri, Lushnja për ne ka po aq rëndësi sa çdo bashki tjetër, përfshirë Fierin,” – u shpreh ministrja.
Në ambientet e Bashkisë është vendosur tashmë një sportel ndihmës, ku qytetarët mund të asistohen në kryerjen e aplikimeve online për dokumente të ndryshme, si certifikata, vërtetime pensioni apo edhe dokumente pronësie. Sipas përfaqësuesve lokalë, më së shumti janë pensionistët ata që kërkojnë ndihmë, për shkak të pamundësisë për të përdorur pajisje teknologjike.
Balluku vlerësoi trajnimet e punonjësve të bashkisë dhe tha se ky model do të zgjerohet në të gjitha njësitë administrative, jo vetëm në qendrën urbane:
“Në qytet është ngritur vetëm një sportel, por tashmë të gjitha njësitë rurale e kanë këtë shërbim. Jemi në proces zgjerimi në të gjithë territorin, që askush të mos mbetet pa ndihmë.”
Gjatë inspektimit, Balluku ngriti shqetësimin për abuzimet e konstatuara në treg, ku disa zyra private, përfshirë zyra avokatie, ofrojnë kundrejt pagesës ndihmë për përdorimin e portalit shtetëror.
“Fatkeqësisht kemi identifikuar raste ku ofrohet me pagesë ndihma për aplikime në e-Albania. Dua të jem e qartë: kjo është tërësisht e paligjshme. Ky është një projekt për të cilin jemi krenarë si qeveri. Është falas, i aksesueshëm për të gjithë qytetarët që kanë kodin e tyre personal. Çdo zyrë që kërkon pagesë për këtë lloj ndihme është në shkelje të ligjit. Ministria e Drejtësisë dhe strukturat përkatëse janë duke ndjekur nga afër këtë problem dhe do të vendosin rend ndaj këtij abuzimi,” – theksoi Balluku.
Ajo shtoi gjithashtu se në mbështetje të personave që kanë vështirësi teknologjike, kryesisht të moshuarve, është kërkuar ndihma e kryetarëve të bashkive dhe njësive administrative, duke u mundësuar punonjësve që të kombinojnë detyrat e tyre me ofrimin e ndihmës për e-Albania.
Në përmbyllje, ministrja theksoi se qëllimi i kësaj nisme është që qytetarët të kuptojnë se nuk i detyrohen askujt asnjë pagesë për shërbimet digjitale dhe se bashkitë janë përgjegjëse për ofrimin falas të asistencës teknologjike. Vizitat inspektuese pritet të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të vendit në ditët në vijim.

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët europianë
Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe......

Tregtarët ambulantë/ DPT: Nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor!
Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë......

AMA dhe Inspektoriati i Punës, marrëveshje bashkëpunimi - Krasniqi: Kushtet e punës për punonjësit e medias, thelbësore për integrimin në BE
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, zhvilluan një tryezë diskutimi me në fokus marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy......

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025!
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria ka tërhequr tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti, shifër kjo e cila tregon një rritje......

Eksporti i mallrave ushtarake - Ministria e Mbrojtjes zgjat vlefshmërinë e licencave nga një në dy vjet
Çdo eksport i mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë bëhet me licencë dhe i nënshtrohet një vlerësimi të rrezikut. Ministria e Mbrojtjes ka......

Online çdo ditë, por “analfabetë” digjitalë - Shqiptarët përdorin shumë internet, por kanë pak aftësi digjitale
Brezi i ri nga 16 deri në 29 vjeç e ka çuar Shqipërinë në top 4 vendet në Europë për përdorimin e përditshëm të internetit, duke lundruar kryesisht në......

Mbrojtja e pronësisë industriale/ DPPI bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë!
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me......

3.9 mld lekë për transportin rrugor në 4 muaj - Realizimi i buxhetit, si u shpenzuan paratë për projektet me financim të brendshëm e të huaj
Shpenzimet për transportin rrugor arritën në gati 3.9 mld lekë gjatë 4-mujorit të parë 2025, duke shënuar një realizim më të lartë në vlerë nominale, por më......