Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët - 430 milionë euro në 7 muaj, më shumë para’ edhe nga pronat

Afrimi i zgjedhjeve lokale por edhe hartimi i një reformë të re administrativo-territoriale duket se i ka vënë në lëvizje bashkitë për të rritur perfomancën në mbledhjen e të ardhurave dhe për të treguar më shumë qëndrueshmëri ekonomike.
Në 7 muajt e parë të vitit reflektohet shtimi i ndjeshëm i arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe bizneset.
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se përgjatë periudhës Janar-Korrik 2026, bashkitë kanë mbledhur afro 39.7 miliardë lekë, ose rreth 430 milionë euro, duke regjistruar një rritje të fortë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në raport me 7-mujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat e pushtetit lokal janë rritur me rreth 17 miliardë lekë, ose 75.3%. Edhe kundrejt planit fillestar, bashkitë e kanë tejkaluar parashikimin me 1.1 miliardë lekë më shumë.
Peshën më të madhe në rritje e mbajnë të hyrat nga taksat lokale. Të kategorizuar sipas zërave, nga taksat lokale janë mbledhur rreth 33.1 miliardë lekë nga 17.3 miliardë lekë të mbledhura në janar-korrik 2025, duke u dyfishuar në raport me këtë periudhë. Ndërsa edhe në raport me planin, vihet re dyfishim i të ardhurave.
Nga taksa e pasurisë të ardhurat në 7 mujorin e parë 2026 janë realizuar në nivelin e 6.6 miliardë lekë apo rreth 72 milionë euro, me një rritje prej 1.3 miliardë lekësh apo 24.5% krahasuar me vjet.
Perfomancën më të mirë nga mbledhja e taksës së pasurisë, e kanë bashki si Himara, Cërriku, Vlora, Patosi, Elbasani, dhe Tirana.
Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja e cila zë 37 % të totalit, dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall), përfaqësojnë afro 18 % të totalit të të hyrave vendore.
Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë. Bashkitë me rritjen më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë janë Tirana, Vlora , Himara dhe Saranda, të cilat kanë dhe kërkesën më të lartë për ndërtime.
Rritja e fortë e të ardhurave nga kjo taksë reflekton kërkesën e lartë për zbatimin e projekteve ndërtimore, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane. Këto të ardhura krijojnë mundësi shtesë për bashkitë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investime në infrastrukturën lokale.
Analizë/ Pse BE-ja mbetet shumë tërheqëse për vendet më të varfra, por jo për demokracitë e pasura si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra?!
Nëntë vende kandidate po avancojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa disa prej tyre po përshpejtojnë reformat për të arritur objektivat e......
Pagesat me kartë, rregulla të reja për tarifat e këmbimit - Klienti duhet të informohet paraprakisht mbi kursin dhe koston e transaksionit
Banka e Shqipërisë po vendos rregulla më të qarta për mënyrën se si qytetarët informohen për kostot e këmbimit valutor gjatë pagesave me kartë apo......
“Pasqyra Albania”/ Rama: Qytetarët do marrin njoftime në kohë reale - Platforma e re do të informojë për ligjet, vendimet, shërbimet dhe emergjencat
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar platformën e re digjitale “Pasqyra Albania”, e cila synon të krijojë një......
Linjë energjetike Shqipëri-Kosovë e HEC Moglica 1.6 GW - Tre projekte synojnë statusin e veçantë, në garë për prioritet dhe financim nga BE
Teksa qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, tre projekte që përfshijnë drejtpërdrejt......
Zjarret nuk ndalen, 3 vatra aktive në vend - Situatë problematike në Dajt dhe në disa zona të Dibrës
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën......
Digjitalizohen 4.3 milionë kartela pasurie - Finalizohet kadastra e pronave, lehtësohen procedurat për qytetarët
4.3 milionë kartela pasurie të qytetarëve shqiptarë, në të gjithë territorin e vendit, janë digjitalizuar tërësisht, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve për......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pësuar mëngjesin e sotëm një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë të enjte me 78.8 lekë dhe......
Pronat, “magnet” për financimin e bizneseve nga bankat/ Pasuritë e paluajtshme dhe kapitali qarkullues po udhëheqin valën e re të kredisë
Kredia për biznesin po merr më shumë hov, ndërsa bankat po financojnë gjithnjë e më shumë nevojat për prona dhe kapital qarkullues. Në shtatë muajt e parë të......

