Bashkitë “mbajnë mbi supe” 29 milionë euro detyrime/ Kryeson Kavaja dhe Vora, pa detyrime Vlora, Korça dhe Hasi

61 bashkitë në vend e kanë mbyllur vitin që lam pas me një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 2.9 miliardë lekëve apo 29 milionë eurosh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ajo që vihet re është se ka një rritje shumë të lehtë të stokut në raport me Shtatorin 2025, ndërsa në raport me Dhjetor 2024 ku stoku ishte 3.2 miliardë lekë, rënia është me rreth 3 milionë euro.
Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri pozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i detyrimeve të prapambetura të zerohet totalisht.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga totali i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve 920 milionë lekë janë detyrime të papaguara për investime publike, 577 milionë lekë për shërbime, rreth 313 milionë lekë vendime të gjykatave dhe 715 milionë lekë shpenzime të tjera.
Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë.
Konkretisht në vendin e parë renditet bashkia Kavajë e cila rezulton me një vlerë detyrimesh prej 755 milionë lekë.
Më pas renditet bashkia Pogradec me 220 milionë lekë borxhe, ndjekur nga bashkia Vorë me 184 milionë lekë, më pas vjen bashkia Rrogozhinë me 140 milionë lekë dhe Tiranë me 132 milionë lekë, duke ia lënë radhën Lezhës, Dibrës dhe Dimalit.
Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Vlorë, Korçë dhe Has.
Bashkitë kanë pasur si detyrim që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për shlyerjen e stokut të detyrimeve dhe ti përmbahen atij.
Australia dhe Japonia bashkëpunim për anije luftarake/ Nënshkruhet kontrata për një marrëveshje 7 miliardë dollarë
Australia dhe Japonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje historike ndërmjet tyre me vlerë 7 miliardë dollarë. Marrëveshja parashikon furnizimin e......
“Kontratat publike, verifikoni kompanitë”/ APP, institucioneve: Mund të jenë të përjashtuar nga e drejta për të përfituar
Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të forcojnë verifikimet paraprake të operatorëve ekonomikë, përpara nënshkrimit të......
Nafta nën 200 lekë për litër, Bordi i Transparencës ul ndjeshëm çmimet e karburanteve
Çmimi i shitjes me pakicë për një litër naftë do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri dhe për benzinën jo më shumë se 172 lekë/litri. Vendimi hyn në fuqi......
Kryeministri Edi Rama në Barcelonë, takim në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës
Gjatë vizitës së tij në Barcelonë Kryeministri Edi Rama është pritur edhe në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës. Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan......
Guvernatori Sejko pjesë e tryezës së rrumbullakët rajonale për SEPA dhe TIPS Clone
Guvernatori Sejko mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi......
Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, sinjale shtensionimi pas armëpushimit Izrael-Liban
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane. Rruga detare është hapur për trafikun tregtar......
Vendimet e Qeverisë, miratohet ngritja dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit
Në mbledhjen e kësaj të premteje Këshilli i Ministrave miratoi vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, përcaktimin e......
Guvernatori Sejko takon Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë Bankës Botërore, Bugamelli
Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me z. Matteo Bugamelli, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB, në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës......


