Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?

Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6 miliardë lekëve apo 36 milionë eurove.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ajo që vihet re është se ka një tendencë të reduktimit të detyrimeve të prapambetura të pushtetit vendor prej me afro 5 milionë euro në raport me fundin e Marsit 2025, por rritje prej 6 milionë eurosh në raport me Dhjetorin 2024, ku stoku regjistrohej në 33 milionë euro.
Detyrimi i vendosur nga qeveria për shlyerjen e stokut megjithëse ka pasur ecuri pozitive në dy vitet e fundit, sërish ka luhatje të herëpashershme nga një tre mujor në tjetrin. Edhe pse qëllimi është që stoku i detyrimeve të prapambetura të zerohet totalisht.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga totali i detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve dhe qytetarëve rreth 12 milionë euro janë detyrime të papaguara për investime publike, 5.6 milionë euro për shërbime, rreth 10 milionë euro vendime të gjykatave dhe 10 milionë euro shpenzime të tjera.
Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërish me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përveç Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht në vendin e parë renditet bashkia Tiranë, e cila ka lënë pas Bashkinë Kavajë që kryesonte deri në Dhjetor. Tirana rezulton me një vlerë detyrimesh në rreth 8.5 milionë eurosh duke pësuar rënie nga Marsi 2025.
Më pas renditet bashkia Kavajë me 7.2 milionë euro borxhe, ndjekur nga bashkia Pogradec me 2.6 milionë euro, më pas vjen bashkia Dimal me 1.7 milionë euro dhe Rrogozhinë me 1.6 milionë euro, duke ia lënë radhën Vorës, Dibrës dhe Cërrikut.
Kjo renditje nuk ka pësuar ndryshim nga Marsi 2025.,
Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Himarë, Pustec, Gjirokastër dhe Has.
Bashkitë kanë pasur si detyrim që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për shlyerjen e stokut të detyrimeve dhe ti përmbahen atij.
Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit.......
A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani? Ideja e ministrit të financave kundërshtohet nga kancelari Merz
Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30......
Evropa përgatitet për një shtator të ngrohtë/ Temperaturat priten të jenë 5-8 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare
Evropa po përgatitet për një fillim të pazakontë të shtatorit me temperatura shumë më të larta se normalja, pas një vere nën efektin e valëve të nxehtësisë......
Sa kushton çanta e ditës së parë të shkollës? Fatura regjistron një kosto 6,000-15,000 lekë
Shtatori është muaji i rikthimit në banka, një periudhë që shënon nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazit. Përveç......
1 në 5 të rinj, as në punë as në shkollë/ Por, Shqipëria qëndron pas vendeve si Turqia, Greqia apo Italia për këtë normë
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një nivel prej 22.2% të të rinjve të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë dhe nuk marrin pjesë......
“Zero kredi për çelje biznesi”/ BSH: Që prej gushtit 2023, nuk është marrë asnjë hua e re në bankë për këtë qëllim
Kredia e bankave nuk po përdoret më për të financuar hapjen e bizneseve të reja. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që prej gushtit të vitit 2023 nuk......
Tarifat pengojnë rimëkëmbjen e industrisë së kimikateve/ Prodhuesit evropianë përballen me ulje të fitimeve dhe konkurrencë të ashpër
Prodhuesit evropianë të kimikateve ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të tarifave amerikane prej të paktën 15% mbi importet nga Bashkimi Evropian.......
24% e mjeteve “ngelin” në kontrollin teknik/ Cilat janë defektet që rrezikojnë jetën e shoferëve?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat përgjatë vitit 2025 në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve......





