Bashkitë 3-fishojnë të ardhurat në 10 vite - Mbi 400 milionë euro mblidhen në 2024-ën, por sërish “në dorë” të qeverisë
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm perfomancën në mbledhjen e të ardhura ndër vite, pavarësisht se ende nuk janë në potencialin e duhur.
Referua një analizë të bërë nga “Altax” të ardhurat nga pushteti vendor kanë pasur një rritje të qëndrueshme, duke arritur në 40,3 miliardë lekë në vitin 2024, nga 12,4 miliardë lekë në vitin 2014, me afro 225 %.
Sipas analizës, kjo rritje është një tregues i menaxhimit të përmirësuar financiar nga autoritetet lokale, të cilat kanë rritur mbledhjen e tatimeve dhe kanë zbatuar politika të mira fiskale.
Ndërkohë, ky trend mund të lidhet gjithashtu me një decentralizim më të madh të të ardhurave dhe shpenzimeve.
Analiza del në konkluzion se të ardhurat nga pushteti vendor, të cilat përfshijnë taksa lokale si taksa mbi pasurinë dhe taksa mbi biznesin e vogël, janë rritur, por ato mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale.
Po ashtu, nënvizohet se performanca e pushtetit vendor, e cila mbështetet kryesisht në transfertat nga buxheti i shtetit, ka pasur limite në lidhje me autonominë financiare dhe mbështetjen e pensioneve dhe shërbimeve sociale në nivel lokal. Rritja e këtyre të ardhurave, veçanërisht nga taksat lokale, është shumë e varur nga politikat fiskale dhe ekonomike të qeverisë qendrore, dhe shpesh këto transfertat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e rritura për pensione.
Por ndërsa të ardhurat janë rritur, në analizë, evidentohet kjo ecuri nuk është përshtatur në projeksionet afatagjata për të përballuar presionet e ardhme dhe qëndrueshmëria buxhetore.
Po ashtu theksohet përgjegjshmëria për politikat sociale duket se nuk ka patur vizionin e kërkuar nga sfidat e ardhme, që sot përbëjnë kërcënimin e fortë ndaj buxhetit. Ndërsa mungesa e strategjive të qarta për adresimin e diferencave midis të ardhurave dhe shpenzimeve të nevojshme, konsiderohet se ka krijuar një boshllëk që kërkon një përkushtim më të madh nga politikat fiskale dhe sociale.
Sondazh

Italia rikthen energjinë bërthamore - Qeveria miraton projektligjin që i hap rrugën tranzicionit energjetik
Qeveria e Italisë miratoi një projektligj që i hap rrugën rikthimit të energjisë bërthamore pothuajse 40 vjet pasi u ndalua me referendum. Kryeministrja......

“Planet për ndërtimin e aeroporteve” - Rama, nga Panairi i Turizmit në Berlin: Kemi rritjen më të shpejtë në Evropë
Shqipëria është është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025 në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Gjatë......

Sa kushton banesa në Shqipëri? Kostot për metër katror, “habit” Gjirokastra dhe Dibra
Në vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar zhvillimet ekonomike dhe urbanistike të......

Shqiptarët paguajnë sigurime në lek, apo në euro? - AMF: Viti 2024 u mbyll me një rënie të primeve në monedhën evropiane
Më pak shqiptarë rezultojnë të kenë paguar në euro për sigurimin e jetës, makinës dhe pronës gjatë 2024. Sipas një analize të kryer nga Autoriteti i......

Udhëheqësit e MB-së dhe BE-së bashkojnë forcat për të hartuar planin e paqes në Ukrainë për ta çuar në SHBA!
Kryeministri britanik Keir Starmer tha të dielën se liderët europianë kishin rënë dakord të hartonin një plan paqeje për Ukrainën për ta paraqitur në Shtetet......

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me SHBA!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve të dielën vonë se vendi i tij është "gati" të nënshkruajë marrëveshjen SHBA-Ukrainë për......

Primaret e PD-së: Shpallen rezultatet zyrtare për 12 qarqet e vendit!
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike shpalli rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare......

Trump shpall rezervën strategjike të kriptove duke përfshirë Bitcoin, Solana, XRP dhe më shumë!
Kriptovalutat regjistruan një nxitje të dielën pasi Presidenti Donald Trump njoftoi krijimin e një rezerve strategjike kripto për Shtetet e Bashkuara që do......