Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 10:10

Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të ardhurat nga taksa e infrastrukturës dhe pastrimi

Nga Elisabeta Dosku

Bashkia Cërrik, “e dobët” financiarisht - Bien të

Të ardhurat nga disa taksa vendore në Bashkinë Cërrik kanë shënuar rritje gjatë 2024-ës, ndërsa të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke krijuar luhatje financiare në këtë njësi.

Konkretisht, referuar të dhënave zyrtare, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 17%, duke arritur në 22 milionë lekë nga 18 milionë lekë një vit më parë. Edhe taksa e tokës bujqësore ka shënuar një rritje modeste prej 10%, duke arritur në 13.2 milionë lekë.

Në të kundërt, taksa e ndikimit në infrastrukturë ka pësuar një ulje të madhe prej 49%, duke zbritur nga 2.9 milionë lekë në vetëm 1.5 milionë lekë.

Tarifat për pastrimin e qytetit kanë shënuar një rënie prej 14%, ndërsa taksa të tjera vendore kanë njohur një rritje pozitive prej 7%, duke arritur në 38 milionë lekë kundrejt 35.7 milionë lekëve në vitin 2023.

Ndërkohë, të ardhurat jotatimore kanë pësuar një rënie të konsiderueshme prej 27%, duke u regjistruar në 19.2 milionë lekë.

Sa i takon shpenzimeve, kjo bashki rezulton me një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për personelin dhe operative, por paralelisht ka rritur edhe shpenzimet për investime të cilat regjistrohen në rreth 136 milionë lekë.

Cërriku bën pjesë në grupin e bashkive me të ardhura të ulëta për banor të siguruara nga buxheti i saj, në rreth 3,618 apo 36 euro.  Po ashtu, është ndër bashkitë me shpenzimet e përgjithshme më të ulëta për banor, afro 15,749 apo 158 euro,  ndërsa sa i takon investime, paraqet një nivel mestar prej 4,238 lekë për banor apo 43 euro.

Referuar Censit2023, bashkia Cërrik ka 24.878 banor, me rënie prej 9 % në raport me një dekadë më parë. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat