Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2025, 12:35

“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” - Kryeministri Rama flet për Kosovën e Serbinë në Forumin e Paqes të Parisit

Nga Fabjona Pasho

“Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë drejt BE” -

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, nga ku foli për një sërë çështjes, duke nisur nga pozicionimi i Evropës në konfliktet botërore, e deri tek marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.

Për këto të fundit, Rama u shpreh se bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë drejt BE.

"Ne jemi të patundur në bindjen tonë që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por sa më i lumtur komshiu aq me e lumtur edhe shtëpia. Pra mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin.

Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është.

Por është një problem i madh. Ose do të rrinim me kokën pas dhe të ndiznim tensione dhe të dëmtonin veten ekonominë tonë të ardhmen tonë ose alternativa tjetër, të themi dëgjo nuk biem dakord për këtë, por të punojmë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë, për ne që duam të bëhemi anëtarë të BE", tha Rama.

Sipas kryeministrit Rama, Europa duhet që të jetë e bashkuar dhe nëse bëhen bashkë 500 milionë njerëz, bëhemi shumë të fortë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat