Shqipëria Postuar më 23 Prill 2026, 14:43

Bashkëpunimi KAYO-privat, përfitim për ekonominë - Ministri Nufi: Hapen 1 mijë vende pune, priten 400 mln euro fitime

Nga SCAN TV

Bashkëpunimi KAYO-privat, përfitim për ekonominë - Ministri

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë se përfitimet e vendit tonë nga bashkëpunimi me kompanitë e huaja në fushën e mbrojtjes pritet të jenë mbi 1 mijë vende pune për qytetarët dhe fitime deri në 400 milionë euro. Sipas tij kompanitë private me të cilat KAYO po ndërton bashkëpunim janë të specializuara në fushën e prodhimit të municioneve.

Fqinjët tanë kanë 5 miliardë euro në vit fitim nga industria ushtarake përveç faktit që forcat e ushtrisë kanë rezerva të garantuara për sigurinë kombëtare. Kjo shihet me dritëhije se funksionon me partnerë privatë, patjetër që është ashtu sepse ata investojnë me kapital, deri tani buxheti i shtetit për shoqërinë janë 3 milion euro, të gjitha investimet e tjera për të katër kompanitë e krijuara vijnë patjetër nga kapitali privat",- tha Nufi.

Nufi tha kompania shtetërore e prodhimit të armëve po ngre në një nivel tjetër angazhimin e Shqipërisë për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë. Ky model i zgjedhur bashkëpunimi sipas tij përdoret gjerësisht edhe nga aleatët tanë.

"Ky nuk është një model që është i njohur në Shqipëri, ka një lloj paragjykimi për veprimet e shoqërisë, është një model ndërkombëtar dhe qëllimi është të angazhojë kapital privat dhe shtetëror për mbrojtjen e një industrie. Nuk flasim për një biznes të thjeshtë, është ndër më të vështirat sepse mban një kontroll shumë të lartë dhe mbart garanci të shtuara ligjore teksa prodhimi dhe shitja e armëve rregullohet në marrëdhënie shtet me shtet",- tha Nufi.

Deklarimet e tij në Kuvend ministri Nufi I bëri gjatë një interpelance të thirrut nga deputeti demokrat Klevis Balliu

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat