Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 14:19

Bashkëpunim në energji dhe teknologji - Cilat janë marrëveshjet e para tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë?

Nga Diamila Leka

Bashkëpunim në energji dhe teknologji - Cilat janë

Një faqe e re në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë, u krijua pas hapjes së ambasadës indiane në vendin tonë. Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë ka zhvilluar një takim me përfaqësues të ambasadës, ndërsa qëllimi i takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes sipërmarrësve të dy vendeve.

Albana Laknori Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë Tiranë

“Më në fund ambasada Indiane është me seli në Tiranë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Kjo do të thotë që mundësitë e lidhjes face to face janë shumë më të mira kur e ke këtu. Dhe shifrat e bashkëpunimit tregtar nuk janë të mira. Atëherë sim und të ndihmojmë në zhvillimin dhe rritjen e këtyre shifrave. Duke bashkëpunuar. Duke qenë se Dhoma e Tregëtisë zhvillon panairet e saj, dhe India ka panairet e saj, hajde të gjejmë mundëisnë e pjesëmarrjes së panaireve indiane këtu, dhe kompanive shqiptare atje.”

Energjia dhe teknologjia janë ndër sektorët që ka më tepër interes në bashkëpunimi mesdy vendeve.

“Ka një marrëveshje të qeverisë Shqiptare dhe Indiane për energjinë, dhe për teknologjinë e përparuar sepse siç e dimë India është një ndër furnizuesit kryesor të produkteve elektronike. Kjo i bën ata që të jenë ndër të parët që të bashkëpunojnë, dhe te industria tekstile. Ca do të thotë, ndërkohë që importuesit tanë i marrin nga kanale të treta, nga vende të treta si Turqia, India i ofron t’i lëshojë, pra t’i ndihmojmë bizneset direkt nga India. Duke evituar dhe duke hequr disa kosto që bizneset kanë.

Ky takim dha rezultate konkrete, është arritur një marrëveshje e parë në fushën e produkteve bujqësore, veçanërisht tek farërat dhe erëzat, ku India është një ndër eksportuesit kryesor në botë.

“Arritja e parë ishte mbas këtij takimi arritja e parë që u bë ishte një kompani me farërat, sepse India është e zhvilluar shumë dhe tek erëzat dhe farërat që do të gjejmë bashkëpunim me kompani shqiptare. Dhe një tjetër gjë që u arrit, është një ftesë për të marrë pjesë në Global Fintech, që zhvillohet në Mumbai, dhe erdhi kërkesa direkt në ambasadë dhe për kompanitë shqiptare të interesuara që do të marrin pjesë.”

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat