Bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Kievit - Hoxha: Mundësi reciproke për të shkëmbyer studiues, studentë, profesorë
Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Ndërkombëtar Europian i Kievit, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi arsimor dhe kërkimor.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, është partneriteti në kërkimet shkencore të ndërsjella, shkëmbim të stafit akademik, studentëve dhe programeve arsimore, duke përfshirë shkëmbimin e përvojës në aspektin e edukimit të studentëve dhe stafit.
“Jemi sot për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe inovacionit, me mundësi reciproke për të shkëmbyer studiues, profesorë, për të shëkmbyer studentë, dhe për të akomoduar në kushtet e vështirësisë që Ukraina ka, edhe studentë nga universiteti Ukrainas, në programet tona të studimit. Sipas marrëveshjes që ne nënshkruajmë dhe që ne hapim një mundësi më shumë për ta, që të zhvillojnë aktivitetet e mësimit dhe të kërkimit shkencor në kushte më normale. Kjo është një marrëveshje kuadër, e cila ka një afat 5 vjeçar dhe që i jep mundësinë në të gjitha programet e studimit, edhe në tonat edhe në fakultetin e mjekësisë që, të shkëmbejmë student, profesorë, kërkues shekncor. Jo me predispozitën që të marrim student, që të cilët janë të mirëpritur tek ne, dhe një nga aspektet që do ecim më tej është edhe akomodimi i një filiali, apo pjese të veprimtarisë,” tha Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës.
Sipas Presidentes së Universitetit Ndërkombëtar Europian të Ukraniës, Alla Navolokina, kjo marrëveshje bashkëpunimi do të jetë shumë frytdhënëse.
“Çdo natë në Kiev, ndjejmë sulmet e qindra dronëve dhe raketave, dhe sigurisht që shumë nga stafi ynë akademik dhe studentët janë larguar përkohësisht nga Ukraina. Kjo e bën situatën shumë të vështirë për ne, dhe jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin që kemi këtu, dhe jam e sigurt që do të kemi një bashkëpunim të frytshëm edhe në Shqipëri. Faleminderit Shqipërisë. Dua të falënderoj të gjithë popullin shqiptar, vendin tuaj, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ukrainasve tanë gjatë kësaj lufte. Askush nuk e priste një agresion të tillë në shekullin e 21-të”, tha ajo.
Sipas Rektorit të Universitetit të Mjekësisë edhe ky universitet është i gatshëm për të pritur për sesionet praktike të profesioneve të ndryshme të shëndetit, jo vetëm studentët e universitetit që po nënshkruhet marrëveshja, por për të gjitha universitetet e Ukrainës.

Paketa e Maleve/ Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”, duke e cilësuar si një zhvillim frymëzues në mbështetjen e zonave......

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Kos: Bisedimet po përparojnë më shpejt se kurrë!
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos vlerësoi se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se......

Maji shënon rekorde për turizmin/ Vizitorët në vend u rritën me 31.8%, kryesojnë shqiptarët e Kosovës
Gjatë muajit maj 2025, turizmi në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke reflektuar lulëzimin e vazhdueshëm të këtij sektori në vend. Gjithnjë e më......

Zonat informale në Shkodër/ Gonxhja: 68 milionë lekë investime për përmirësimin e kushteve të jetesës!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit, në bashkinë Shkodër do të nisë......

6.4 milionë euro nga taksa e fjetjes në hotel - Fluksi i turistëve rrit të ardhurat për bashkitë në vend
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri ka sjellë edhe më shumë të ardhura në buxhetin e bashkive, pavarësisht se informaliteti në strukturat akomoduese në......

Situata e zjarreve në vend/ MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, tre ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim. Sipas......

Italianët po e gëzojnë pensionin në Shqipëri - INPS: Paguam 13 mln euro vetëm në një vit
Ndërsa vendet tradicionale si Portugalia dhe Spanja po e humbasin gradualisht statusin e parajsave fiskale për pensionistët italianë, Shqipëria po fiton......

Nga vizitat e të afërmve, te pushimet! Si ka ndryshuar qëllimi i udhëtimeve të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit?
Nga periudha para pandemisë dhe deri në vitin 2024, mënyra se si shqiptarët udhëtojnë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime domethënëse.......