Shqipëria Postuar më 20 Janar 2026, 11:23

Bashkëpunim me Italinë në disa fusha - Nga shëndetësia, energjia e mjedisi, te industria e sigurisë dhe mbrojtjes e arsimi

Nga Ola Mitre

Bashkëpunim me Italinë në disa fusha - Nga shëndetësia,

Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunim strategjik në disa fusha, sikurse është shëndetësia, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, arsimi, menaxhimi migracionit, etj.

Gjatë prezantimit, u bë me dije se ratifikimi i kësaj marrrëveshje hap mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, duke nxitur investimet, përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme të tregjet evropiane, etj. 

Kostot që vijnë nga zbatimi i marrëveshjes do të përcaktohen në momentin e miratimit të projekteve konkrete.

Marrëveshja parashikon krijimin e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit, me përfaqësues nga të 2 shtetet, që do të duhet të mblidhet njëherë në vit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat