Shqipëria Postuar më 4 July 2025, 11:16

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave, Malaj: Kontrata u rishikua në 2009 në disfavor të shtetit

Nga Elisabeta Dosku

“Bankers Petroleum, ende nën hetim” - Ministri i Financave,

Kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” është ende në hetim. Kështu është shprehur Ministri i Financave, Petrit Malaj, një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, duke  iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, ku theksoi  se kontrata e kësaj kompanie është rishikuar në vitin 2009 nga qeveria që ishte asokohe në pushtet,  me terma në disvafavor të shtetit shqiptar.

“Besoj për kontratën e Bankers Petroleum” e dini shumë mirë që është një kontratë që është firmosur në vitin 2004. Është një kontratë e cila në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disvafor të shtetit shqiptar dhe çështja e Bankers Petroleum është një çështje që është iniciuar nga kjo qeveri dhe nga drejtoria e Hetimit Tatimor, kështu që përsa i përket çështjes së Bankers Petroleum është një çështje që është ende në hetim dhe hetimi do të nxjerrë se kush janë figurat e përfshira qoftë në evazionin fiskal dhe qoftë edhe në pastrimin e parasë” .

Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas hetimeve që zbuluan një skemë të dyshuar mashtrimi fiskal të zgjatur për mbi 20 vite. Nga këto masa, 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 shtetas, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat