Bankat ulin komisionet për transfertat me AIPS EURO/ BSH, ndryshime në rregullore. Niveli i tarifave minimale, 4 euro
Pas uljes së komisioneve për transfertat në lekë, Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë edhe komisionet për transfertat në euro brenda vendit që realizohen përmes sistemit AIPS.
Konkretisht, për transfertat në sistemin AIPS EURO, komisioni minimal që do të aplikohet nga bankat tregtare është 4 euro. Ky nivel minimal i komisioneve ishte më parë 6 euro.
Ndërkohë, sipas ndryshimeve në projektrregullore, për çdo transfertë me vlerë më të vogël ose të barabartë me 150 mijë euro, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione me vlerë më të lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.
Për sa i takon transfertave që do të realizohen në mënyrë elektronike me AIPS EURO, totali i komisioneve të aplikuara nga bankat nuk duhet në asnjë rast të tejkalojë vlerën 2 euro.
Në çdo transfertë elektronke me vlerë më të vogël ose të barabartë me 150 mijë euro, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione me vlerë më të lartë se 0.01% e vlerës së transferuar. Pra për të nxitur edhe më tej transfertat elektronike, Banka e Shqipërisë ka ulur më shumë komisionet për transfertat e realizuara me e-banking.
Pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë komisionet edhe për transfertat në lekë nga një bankë në një bankë tjetër me sistemin AECH. Për pagesat që realizohen përmes sistemit AECH me vlerë deri 40 mijë lekë, nuk do të aplikohen komisione. Për transfertat nga 40 mijë deri në 1 milionë lekë, komisioni maksimal që mund të aplikojë banka është 100 lekë.
Komisoni në sportel për transfertat nga 1 milionë deri në 5 milionë lekë zbresin në 500 lekë, ndërsa në online ose mobile banking, tarifat do të jenë edhe më të ulëta.
Pagesat e realizuara me sistemin AECH përfshijnë pagat për punonjësit që kanë një llogari ndryshe nga ajo e punëmarrësit, pagesat e qirasë, faturave të energjisë, ujit, telefonit dhe të tjera që përfshijnë kalimin e parave nga një bankë në një bankë tjetër. Ndërkohë, përmes sistemit AIPS mund të realizohen pagesat për blerjen e një apartamenti dhe të tjera.

Trump njofton marrëveshjen me Japoninë/ Tarifa tregtare për mallrat japoneze në 15%
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi një kornizë të re tregtare me Japoninë që do të vendosë një tarifë prej 15% për importet japoneze, duke lehtësuar......

“Tarifat, jo përgjigja për çekuilibrat globalë”/ Paralajmërimi i FMN: Mund të përkeqësonin ndjenjën globale të rrezikut
Bilancet globale të llogarive rrjedhëse u zgjeruan ndjeshëm në vitin 2024, duke përmbysur një ngushtim që po ndodhte që nga kriza financiare globale e viteve......

Grekët po “shkurtojnë” gjithçka/ Rënie rekord e shpenzimeve ditore
Konsumatorët grekë kanë ulur ndjeshëm shpenzimet e tyre të përditshme. Në qershor, shpenzimet mesatare për përdorues ranë ndjeshëm në të gjitha kategoritë......

Ambulanca të reja për burgjet – AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej......

Operacioni në Theth, Rama publikon videon pas pastrimit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video të Thethit pas aksionit për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje dhe zaptimi i......

Nënshkruhet marrëveshja për parkun diellor në Belsh/ Balluku: Energji për 50 mijë qytetarë, më pak karbon në mjedis
Është nënshkruar marrëveshja për kredinë dhe grantin për financimin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik në Belsh. Zëvendëskryeministrja, njëherësh......

Zhvillohet mbledhja e Komiteti të Mbrojtes Civile/ Merren masa për rritjen e gatishmërisë ndaj zjarreve
Në kushtet e valës së të nxehtit dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, u zhvillua sot mbledhja e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e kryesuar nga......

BE çel ekspozitën fotografike në Tiranë - Gonzato: Krenar që Shqipëria është pjesë e këtij udhëtimi
Ka mbërritur në Tiranë ekspozita fotografike “Lentet e tua. Historia jote. Evropa jonë!”, produkt i një konkursi fotografie të zhvilluar nga Bashkimi......