Bankat “shtrëngojnë dorën” për kreditë/ Qytetarët pritet të kërkojnë më pak hua në tremujorin e tretë
Qytetarët pritet të kërkojnë më pak kredi për blerje banese në tremujorin e tretë, pasi bankat tregtare do t'i shtrëngojnë më shumë standardet e kreditimit. Siç është paralajmëruar edhe më herët, bankat do të kenë kritere më të rrepta për miratimin e një kredie, nisur edhe nga vendimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë që përcakton tavane në vlerën e kredisë që do të japin bankat për blerjen e një shtëpie të parë ose të dytë, në euro ose në lek, si dhe peshës që duhet të zërë kësti në të ardhurat e kredimarrësit.
Po në tremujorin e dytë, si ishte kërkesa për kredi nga qytetarët?
Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, kërkesa e individëve për kredi ka qenë në rritje në tremujorin e dytë, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. Kjo rritje e kërkesës ka ardhur si rrjedhojë e normave më të favorshme të interesit, si dhe përmirësimit të besimit konsumator.
Kërkesës së lartë, bankat i janë përgjigjur me një numër më të madh kredish të miratuara. Faktorët që ndikuan më shumë në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të individëve ishin stabiliteti i punësimit në tregun e punës dhe ai i marrëdhënieve me bankën.
Për sa i përket standardeve të kreditimit, ato mbetën thuajse të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. Këto standarde përfshijë udhëzimet e brendshme ose kriteret e miratimit të kredisë në një bankë. Ato janë përcaktuar para negocimit të kredisë mbi kushtet dhe termat. Standardet përcaktojnë llojet e kredisë që banka i konsideron si të dëshirueshme dhe të padëshirueshme, karakteristikat e nevojshme të huamarrësit (për shembull kushtet e bilancit, gjendja e të ardhurave, mosha, statusi i punësimit), në mënyrë që të mund të merret një hua.
Ndërkohë, kushtet dhe termat e kreditimit, gjithashtu nuk u ndryshuan në tremujorin e dytë. Ato i referohen kushteve dhe afatit të kredisë të miratuar sikurse përcaktohet në kontratën e huasë, mbi të cilat është rënë dakord midis bankës dhe huamarrësit.

Fuqizim dhe rikonstruksion i nënstacioneve/ OSSH investon 600 milionë lekë për linjën 35kV në Elbasan
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës 35kV nënstacioni 220 kV Elbasan – Mjekës - Cerrujë –......

Cilat janë hapat për reduktimin e parasë Cash? Isaji: Kërkohet strategji, në Shqipëri infrastruktura bankare është gati
“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless” Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Edi Rama, nga ku......

Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë,......

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......