Bankat, më “bujare” në dhënien e kredive - BSH: Lehtësuan standardet në tremujorin e dytë. Rritet kërkesa nga qytetarët

Bankat tregtare janë treguar më “bujare” me qytetarët në dhënien e kredive gjatë tremujorit të dytë. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues, bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit, si në kredinë konsumatore, ashtu edhe në atë për pasuri të paluajtshme.
Standardet e kredisë janë udhëzimet e brendshme ose kriteret e miratimit të kredisë në një bankë. Standardet përcaktojnë llojet e kredisë që banka i konsideron si të dëshirueshme dhe të padëshirueshme, prioritetet sektoriale ose gjeografike, kolateralin e konsideruar si të pranueshëm dhe të papranueshëm etj. Ato specifikojnë gjithashtu karakteristikat e nevojshme të huamarrësit (p.sh. kushtet e bilancit, gjendja e të ardhurave, mosha, statusi i punësimit), në mënyrë që të mund të merret një hua. Lehtësimi i standardeve nga bankat ka ardhur si rezultat i rritjes së konkurrencës ndërmjet tyre dhe tolerancës më të lartë kundrejt marrjes përsipër të rrezikut. Standardet pritet të lehtësohen më tej në korrik-shtator.
Nga ana tjetër, kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë mbetën të pandryshuara.
Në prill-qershor, qytetarët kanë kërkuar po ashtu më shumë kredi. Sipas bankave, kjo kërkesë më e lartë për kredi erdhi nga besimi i konsumatorëve, nevojat e shtuara për financimin e blerjes së banesave dhe financimit të konsumit, niveli i përgjithshëm i normave të interesit, si dhe perceptimi i bankave mbi situatën aktuale e atë të pritur në tregun e banesave. Ligji në fuqi për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme ka shtuar po ashtu kërkesën për kredi për blerje banesash. Në tremujorin e tretë pritet gjithashtu që qytetarët të aplikojnë për më shumë kredi.
Kësaj kërkese, bankat i janë përgjigjur duke miratuar më shumë hua, për shkak të marrëdhënieve të mira të huamarrësve me bankën. Nga ana tjetër, historiku nga të dhënat e Regjistrit të Kredive dhe të ardhurat e disponueshme nuk patën ndikim në shkallën e miratimeve.
Fuqizim i eksporteve "Made in Albania"/ Salla: Bashkëpunimi mes fermerëve, zgjerim i tregjeve për prodhimet bujqësore
Fuqizimi i eksporteve "Made in Albania" dhe formalizimi i sektorit përmes skemave mbështetëse, është prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit......
Rama: Dyfishuam mbështetjen ekonomike për 11 mijë të rinj me aftësi të kufizuara
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 11 mijë fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara përfitojnë nga vendimi i qeverisë për dyfishimin e mbështetjes......
Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros - Në tremujorin e parë, ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor arritën në 139.6 mln euro
Banka e Shqipërisë ka blerë 139.6 milionë euro në tregun e brendshëm gjatë tremujorit të parë të vitit, me qëllim rritjen e rezervës valutore dhe......
Tatimet: Mbi 15 mijë tatimpagues përfitojnë nga fshirja automatike e detyrimeve, shuhen 28.8 milionë euro
Procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore, në zbatim të Ligjit të Faljes, vijon në të gjithë vendin, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e......
Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, reflektimi për mbrojtjen e natyrës mbetet i domosdoshëm
Në një komunikim publik, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore sipas raportit......
BE gjobit AliExpress me 550 mln euro - Akuzohet për mallra të paligjshme dhe të falsifikuara
Komisioni Evropian gjobiti të hënën kompaninë AliExpress me 550 milionë euro për dështimin në vlerësimin dhe zbutjen e duhur të rreziqeve të lidhura me......
Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit - Ministri Karakaçi inspekton masat e marra
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi masat e marra për përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës në Portin e......
Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/ Mirëpresim 5 vizitorë për banor, duke u renditur të 6-tët në botë
Vitet e fundit, Shqipëria e ka rritur ndjeshëm turizmin, duke arritur të krijojë emrin e saj në hartën turistike evropiane dhe botërore. Sipas të dhënave......

