Bankat më “bujare” me kredinë ndaj biznesit - BSH: Individët përballen me kushte më të forta dhe kërkesa më të larta për kolateral

Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e katërt të vitit 2025, bankat kanë lehtësuar standardet, kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja disbursuar bizneseve.
Kërkesa e lartë për kredi nga ndërmarrjet është përkthyer në një numër më të madh kredish të miratuara nga bankat. Këto të fundit i janë përgjigjur pozitivisht nevojës së bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha për likuiditet dhe financimin e investimeve.
Por pse u shtrënguan standardet, kushtet dhe termat e kreditimit për individët?
Ato u shtrënguan vetëm në kreditë e dhëna për blerjen e banesave, ndërsa për kreditë konsumatore mbetën të pandryshuara.
Shtrëngimi i standardeve u nxit nga rreziku i perceptuar prej bankave për situatën aktuale e të pritur në tregun e banesave. Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.
Ndërkohë, shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave.
Kërkesa për kredi ka qenë më e ulët për individët. Faktorët që sollën rënien e kërkesës për kredi sipas gjykimit të bankave ishin nevojat më të ulëta në financimin e blerjes së banesave dhe të konsumit, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave dhe kufizimet rregullatore që hynë në fuqi në korrik 2025.
Megjithatë, në tremujorin e parë të këtij viti pritet që qytetarët të kërkojnë më tepër kredi.
Shqipëria, me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë/ Viti 2025 shënoi zgjerim të fortë të trafikut ajror krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një......
Me kë fiton dhe me kë humbet Shqipëria nga tregtia/ Partnerët që peshojnë më shumë në bilanc. Nga Kosova, deri tek Kina
Të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2025 tregojnë qartë se marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me botën janë shumë të pabarabarta. Me disa vende,......
Rivlerësimi i pasurive, kur nis procesi? - Udhëzimi, afat deri më 5 shkurt. Përfitojnë 500 mijë familje
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më......
Dëborë në veri dhe juglindje të vendit - ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore
Gjatë orëve të natës, territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore kanë nisur reshjet e......
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve - 7 detyrimet ligjore që i penalizojnë. Nga pagat, tek faturat dhe kontratat e ambienteve
Plani sektorial i ndërtimit i cili ka nisur të vendoset në zbatim nga administrata tatimore, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës në sektor......
“Ekonomia evropiane ka nevojë për rishikim të thellë” - Kreu i BQE, Lagarde: Duhet të përballemi me rendin e ri botëror
Ekonomia evropiane ka nevojë për një "rishikim të thellë" për t'u përballur me "një rend të ri ndërkombëtar", deklaroi presidentja e Bankës Qendrore......
20% e prodhimit të BE nga çeliku dhe alumini - Propozimi i Komisionit Evropian deri në vitin 2030
Një propozim i Komisionit Evropian që synon riindustrializimin dhe dekarbonizimin e industrisë së rëndë të bllokut për të luftuar konkurrencën e ashpër nga......
Forcohet sërish Franga zvicerane – Dollari amerikan, rikuperon edhe ai pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës duke rikuperuar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82 lekë dhe është shitur me......


