Bankat “lëshojnë dorën” për kreditë konsumatore - BSH: Kërkesa pritet të jetë më e lartë gjatë tremujorit të parë 2025
Shqiptarët kanë kërkuar më shumë kredi në tre muajt e fundit të 2024, ndikuar dhe nga normat më të favorshme të interesit. Nga të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend, rezulton se bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për kreditë konsumatore, por në kreditë për blerje banese nuk ka pasur asnjë lehtësim të kritereve.
Kërkesës më të lartë për kredi, bankat u janë përgjigjur me një shkallë më të lartë të miratimit të tyre. Historiku i kreditit dhe të ardhurat e disponueshme nga ana e individëve kanë bërë që bankat të jenë më tolerante në dhënien e kredive.
Por pse bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për huatë konsumatore dhe jo për ato hipotekore?
Konkurrenca midis bankave ka bërë që bankat të jenë më tolerante për sa i përket miratimit të kredive me qëllim financimin e konsumit, por e kanë bërë më të vështirë marrjen e një kredie për blerje banese. Kjo për shkak se bankat perceptojnë një rrezik më të lartë për sa i përket aftësisë paguese të kredimarrësit dhe kanë tolerancë më të ulët ndaj rrezikut, kur vjen çështja te kreditë për blerje banese.
Sipas bankave, kërkesa për kredi konsumatore dhe hipotekore pritet të jetë më e lartë gjatë gjithë tremujorit të parë të 2025-ës. Kësaj kërkese të lartë, institucionet financiare do t'i përgjigjen me një lehtësim më të madh të standardeve të kreditimit.
Sondazh

Presidenti Trump firmos dhjetra urdhra ekzekutivë - Fal rebelët e Capitol, tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, emergjencë në kufirin jugor
Sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë. Shtatë urdhrat e parë u......

Minierat, ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin - Ndryshime edhe për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë. I lindur......

DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen......

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë
Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për......

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent
Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse......

Nga kostot e energjisë te "lufta" ndaj emigrantëve, momentet kyç të fjalimit të Trump pas betimit
Presidenti amerikan Donald Trump mori zyrtarisht detyrën si president i 47 i SHBA-ve. Pas betimit, Trump bëri disa premtime përpara të pranishmëve. “Epoka......