Bankat dhanë 45,3 mld lekë kredi në qershor/ BSH: Edhe depozitat u rritën me 90 mld lekë krahasuar me majin

Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 992,7 miliardë lekë në fund të muajit qershor 2026, duke u zgjeruar me rreth 14.7 miliardë lekë krahasuar me majin. Rritja konfirmon vijimin e ecurisë pozitive të huadhënies, ndërsa stoku i kredisë po i afrohet gjithnjë e më shumë nivelit të 1 trilion lekëve.
Huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit qershor arriti në 45.3 miliardë lekë, nga 39.8 miliardë lekë në maj. Zgjerimi i huadhënies vijon të mbështetet kryesisht nga bizneset. Kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën në 30.4 miliardë lekë në Qershor. Kjo tregon se kërkesa për financim nga sektori privat mbetet e fortë, ndërsa bizneset vijojnë të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
Huaja për individët duket se ka ulur ritmin në muajin e gjashtë të vitit. Kreditë e reja për individët dhe institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë atyre arritën në 14.9 miliardë lekë, nga 14.2 miliardë lekë në maj, duke shënuar një rritje prej rreth 700 milionë lekë.
Në fund të gjysmës së parë të vitit kursimet e shqiptarëve në sistemin bankar arritën në 1,543 trilionë lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me muajin maj, depozitat u rritën me rreth 90 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe e këtyre kursimeve vazhdon të mbahet në valutë të huaj, kryesisht euro. Por, zhvlerësimi i mëtejshëm i monedhës evropiane duket se ka ndikuar negativisht. Në qershor, depozitat në valutë u regjistruan në rreth 777,4 miliardë lekë nga rreth 782,7 miliardë në maj, ose 5,3 miliardë lekë më pak.
Nga ana tjetër, depozitat në lekë shënuan rritje në rreth 765,6 miliardë lekë, duke u shtuar me rreth 14,1 miliardë lekë krahasuar me muajin paraardhës.
Për herë të parë do të ngrihet Instituti i Tumoreve/ Sala: Check-up dhe shërbimi dializës do të ofrohen nga shteti
Minstrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi për mediat se qeveria miratoi vendimin për ngritjen e Institutit të Parë të Tumoreve në......
ERE miraton çmimet negative në bursën e energjisë/ Kufiri minimal për tregun e ditës në avancë zbret në -50 euro/mWh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimin e kufirit minimal të lejuar të çmimit për tregun e ditës në avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë......
“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza”/ Nufi: Këshilli i Ministrave miratoi shpërblim për zjarrfikësit
Në përfundim të Mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se shqipëria do të nisë 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza.......
Turizmi mbush avionët, fluturimet arrijnë kulmin/ Pasagjerët u shtuan me 26.4% gjatë tremujorit të dytë të vitit
Trafiku ajror në Shqipëri ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke reflektuar zgjerimin e lidhjeve ajrore,......
Europa, përballë rreziku të zjarreve javën e ardhshme/ BE: Kërcënimi po zhvendoset drejt lindjes, në rrezik Italia dhe Greqia
Greqia, Italia dhe Europa Qendrore pritet të përballen me rrezik të shtuar të zjarreve në javët e ardhshme, duke kërcënuar me përkeqësimin e situatës.......
22 mld USD për rikonstruksionin e aeroportit të Uashingtonit/ Projekti, ndër më të mëdhenjtë. Do të financohet përmes obligacioneve bashkiake
Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi planin prej 22 miliardë dollarë për të rindërtuar aeroportin “Washington Dulles”, ku do të zëvendësohen......
Rritet numri i mjeteve të çregjistruara/ Janar-qershor, mbi 4.800 automjete të vjetra dalin nga qarkullimi
Janë rritur çregjistrimet e automjeteve që nuk plotësojnë standardet e sigurisë në vend. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të......
Niveli i ulët i lumenjve frenon ekonominë/ Ekonomia e Gjermanisë pritet të bjerë me 0,2% në tremujorin e tretë
Lumenjtë në Gjermani po vuajnë nga mungesa e reshjeve. Nivele historikisht të ulëta të ujit po pengojnë lundrimin në Rin dhe Danub duke ndikuar edhe ndaj......

