Bankat arkëtuan 75 mld lekë nga interesat në 2024 - BSH: Rritje me 38% edhe e shpenzimeve për depozitat
Numri dhe vlerat më të larta të kredive dhe transaksioneve nga qytetarët e bizneset, kanë bërë që të ardhurat e bankave tregtare nga interesat e kredive dhe komisionet të vijojnë rritjen edhe gjatë vitit 2024.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat bruto të bankave nga interesat kanë arritur në 94 miliardë lekë, me një rritje prej 13.6% në krahasim me dhjetorin e vitit 2023.
Ndërkohë, në 2024 janë siguruar 2.3 miliardë lekë më shumë nga gjobat dhe komisionet. Shifrat flasin për një rritje me 13.9%, duke e çuar totalin e të ardhurave nga portofoli i gjobave dhe komisioneve të arkëtueshme në 18 miliardë lekë në fund të vitit 2024.
Nga ana tjetër, shpenzimet nga interesi, që i referohet shpenzimeve të bankave për të paguar interesat e depozitave për qytetarët dhe bizneset, apo interesat e titujve qeveritarë, rezulton në 19 miliardë lekë, një rritje me 38%. Në total, humbjet ose fitimet e bankave tregtare nga instrumentat financiarë si bonot e thesarit, apo obligacionet, kanë arritur në 2.3 miliardë lekë.
Sipas statistikave zyrtare, rritja më e madhe e fitimit nga interesat e kredive është regjistruar në 2023, ndërsa shpenzimet më të ulëta për interesat e depozitave kanë qenë në vitin 2021.
Raporti ndërmjet fitimit të bankave nga interesat e kredive dhe shpenzimeve të tyre për interesat e depozitave është tepër i madh. Interesat që banka ka paguar për depozita përbëjnë vetëm 25% të fitimit neto të tyre prej 75 miliardë lekësh të interesave të kredive. Fitimi nga interesat e kredive në krahasim me shpenzimet për depozita, është konsiderueshëm më i lartë, duke marrë parasysh edhe faktin që numri, vlera dhe normat e tyre janë të ndryshme në bankë.
Sondazh

Sitet e trashëgimisë kulturore/ Gonxhja: 21800 vizitorë vetëm gjatë muajit janar!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi në rrjetet sociale shifrat e muajit janar për vizitat në sitet tona kulturore të......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - BERZH shtyn afatin e pranimit të ofertave nga kompanitë e interesuara
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin e pranimit të ofertave për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Tenderi u hap në muajin......

Kosovë, nis numërimi i votave për deputetë - Sa mandate kanë siguruar partitë politike deri tani?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. KQZ shpjegoi se gjatë këtij procesi do të......

Afat i ri për deklarimin e tatim-fitimit të bizneseve - Unifikohet me DIVA-an, detyrim deri më 31 Mars
Administrata tatimore ka vendosur një afat të ri për deklarimin e tatimit mbi fitimin nga ana e bizneseve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije......

Malazezët preferojnë aeroportin e Tiranës - Rreth 53 mijë shtetas nga vendi fqinj zgjodhën “Nënë Terezën”
Rreth 53 mijë pasagjerë nga Mali i Zi kanë fluturuar me avion nga aerporti i Tiranës, gjatë vitit të kaluar raporton Dojçe Vele. Sipas agjencive turistike......

Raporti i Indeksit të Korrupsionit: Përkeqësohen vendet e Ballkanit. Shqipëria e Kosova në përmirësim!
Njerëzit në Ballkan besojnë se lufta kundër korrupsionit ka marrë një rënie këtë vit, përveç se në Kosovë dhe Shqipëri, tha të martën organizata mbikëqyrëse......

Gjermania përpara zgjedhjeve - Qytetarët, të shqetësuar për rritjen e kostos së jetesës dhe krizën politike
Pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë janë të shqetësuar për çmimet e larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës tani po tkurret, tregoi një sondazh përpara......

BQE sinjalizon lehtësim inflacioni - Kërkon avancimin e euros dixhitale!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE) Christine Lagarde u ka thënë politikëbërësve europianë se inflacioni po lehtësohet dhe uljet e fundit të......