Bankat arkëtuan 70 mld lekë nga interesat - Shpenzimet për depozitat, shumëfish më të larta se vitin e kaluar
Deri në fund të 2024-ës, fitimet e bankave nga interesat pritet të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat bruto nga interesat arritën në 70 miliardë lekë në fund të nëntëmujorit, gati 10 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Të ardhurat bruto të siguruara nga interesat kanë pësuar një rritje drastike me 51% në krahasim me tremujorin e dytë.
Për sa i përket fitimit neto të bankave nga interesat, ai rezulton në 56 miliardë lekë, rreth 10.4% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pavarësisht këtij bilanci afatshkurtër pozitiv, në krahasim me fundin e 2023-it, të ardhurat bruto dhe neto nga interesat e kredive, të investimeve në tituj qeveritarë, si bono thesari dhe obligacione, por edhe nga interesat e mbledhura në forma të tjera, janë tepër të ulëta.
Dhjetori i vitit të kaluar shënoi rekord për sa i përket fitimeve të bankave nga interesat, ku konkretisht u mblodhën 83 miliardë lekë bruto. Megjithatë, duke parë trendin aktual, deri në fund të vitit pritet që të tejkalohet shuma e interesave të mbledhura në 2023-in.
Në krahasim me të ardhurat e siguruara nga interesat, mund të thuhet se të ardhurat e mbledhura jo nga interesat janë në një shumë më të vogël. Sipas statistikave të publikuara nga Banka Qendrore, rreth 16 miliardë lekë ishte fitimi i bankave jo nga interesat.
Nga ana tjetër, shpenzimet për interesa kanë qenë shumëfish më të larta se periudha korrik-shtator 2023. Konkretisht, shpenzimet e realizuara për t'i paguar qytetarëve interesat e depozitave të tyre, por jo vetëm, arritën në 14 miliardë lekë në tremujorin e tretë, duke regjistruar kështu një rritje me thuajse 43%.
Sondazh

Shqiptarët në veri, të huajt në jug - INSTAT: Turistët preferuan plazhet. Veriu tërhoqi vendasit
Shqiptarët në veri, të huajt në jug. Një palë zgjodhi të shijonte plazhet e diellin, ndërsa tjetra malet dhe natyrën e paprekur. Sipas të dhënave të fundit......

Shqiptarët “besnikë” të makinave koreane - Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete të importuara nga Korea
Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të......

Bujqësia/ Burrat mbajnë “kuletën”, gratë sigurojnë cilësinë - Raporti/ Mbi 60% e meshkujve vendosin çfarë do kultivojnë dhe ku do shesin
Sektori i bujqësisë ka pabarazi gjinore të theksuara sa i takon ndarjes së detyrave bujqësore brenda familjes. Meshkujt dominojnë kryesisht anën financiare......

Importi i kakaos paralajmëron festat/ Shifrat për këtë produkt arrijnë majat në Tetor të këtij viti
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji Tetor i këtij viti ka prekur shifrën më të lartë të importit të kakaos në......

Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë rrit ndjeshëm arin, naftën dhe asetet e tjera të sigurta!
Ari, nafta dhe asetet e tjera të sigurta, ndryshe të quajtura asetet e parajsës, nga franga zvicerane në borxhin e qeverisë gjermane u rriten ndjeshëm të......

Shqipëria dhe Mali i Zi në SEPA, Komisioni Evropian: Një hap drejt integrimit në BE
Komisioni Evropian e ka mirëpritur vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave, që Shqipëria dhe Mali i Zi t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike......

Reshjet e dendura, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit, nuk rrezikohemi nga përmbytjet
Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin e vendit këtë të premte, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes një njoftimi në rrjetet......

Tkurret aktiviteti i biznesit në Eurozonë: Euro bie në nivelin më të ulët 2-vjeçar!
Aktiviteti i biznesit në eurozonë u tkurr papritur në nëntor, i nxitur nga një përkeqësim i mprehtë në sektorin e shërbimeve. Indeksi i Përbërës i......