Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 12:43

Banka Shqiptare e Zhvillimit, drejt skemës së sigurimit të depozitave? - Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e saj, ndërsa forcon masat për mbrojtjen e kursimeve

Nga Ledina Elezi

Banka Shqiptare e Zhvillimit, drejt skemës së sigurimit të

Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të vijojë forcimin e kapaciteteve për të garantuar mbrojtjen e kursimeve të qytetarëve dhe për t'u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo është një nga rekomandimet që Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar institucionit për vitin 2026, pas shqyrtimit të veprimtarisë së tij gjatë vitit të kaluar.

Sipas Kuvendit, gjatë vitit të kaluar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka ruajtur një pozicion të qëndrueshëm financiar dhe institucional, të reflektuar në rritjen e aktiveve totale në rreth 77.8 miliardë lekë. Megjithatë, në 2026 duhet të forcojë më tej kapacitetet operacionale, procedurat e menaxhimit të krizave dhe planet e vazhdimësisë së veprimtarisë, në funksion të reagimit të shpejtë dhe efektiv në rastet e ndërhyrjes ose kompensimit të depozituesve.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në koordinim me Bankën e Shqipërisë dhe nën udhëheqjen e saj, duhet të ndjekë dhe të vlerësojë zhvillimet institucionale, rregullatore dhe prudenciale që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, me qëllim vlerësimin e mundësisë së përfshirjes së saj në skemën e sigurimit të depozitave, në rast se veprimtaria e këtij institucioni hyn në kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për sigurimin e depozitave në Republikën e Shqipërisë.

Asaj i kërkohet gjithashtu të vijojë analizat teknike dhe financiare për afrimin gradual të nivelit të mbulimit të depozitave me standardet evropiane, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë financiare të skemës.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të forcojë koordinimin institucional me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe institucionet e tjera të rrjetit të sigurisë financiare, në funksion të rritjes së efektivitetit të mekanizmave të parandalimit dhe menaxhimit të krizave.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat