Shqipëria Postuar më 27 Janar 2025, 11:44

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të operojë si shoqëri tregtare me degë brenda dhe jashtë vendit

Nga Ledina Elezi

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të

Banka e Zhvillimit do të operojë si shoqëri tregtare dhe do të përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat. Sipas projektligjit, bashkëpunimi i BZH-së me Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë, hapjen dhe menaxhimin e llogarisë bankare, aktivitetet e raportimit, si raportet për qëllime statistikore, apo në regjistrin e kredive, do të rregullohet nga një marrëveshje e veçantë ndërmjet dy institucioneve.

Banka e Zhvillimit do të ketë të drejtë të hapë llogari bankare në Bankën e Shqipërisë, në Thesarin e Shtetit, si dhe në banka tregtare vendase ose ndërkombëtare, si dhe të angazhohet në aktivitete ndihmëse për përmbushjen e objektivave të saj.

Aksionari kryesor do të jetë shteti shqiptar, i cili do të zotërojë minimalisht 51% të kapitalit, ndërkohë që institucionet financiare ndërkombëtare, si banka dhe fonde zhvillimi e investimi evropiane, apo institucione vendase të njohura mund të jenë aksionarët e tjerë të Bankës.

BZH do të jetë e përjashtuar nga tatimi mbi fitimin, duke i mundësuar fokusimin e burimeve në arritjen e objektivave të saj të zhvillimit. Organet e drejtimit të BZH-së janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Mbikëqyrës, Këshilli i Administrimit dhe Komiteti i Auditimit.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të ketë seli në Tiranë, por gëzon të drejtën që të krijojë degë dhe shoqëri bija brenda dhe jashtë vendit.

Me fokus në financimin e projekteve strategjike, përmirësimin e infrastrukturës, dhe promovimin e inovacionit, BZH synon të krijojë një ekonomi më të fortë, të qëndrueshme dhe konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 27 Janar Edel Strazimiri

Sa  këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka fituar pikë duke u blerë sot me 93.5 lekë dhe duke u shitur me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat