Banka Botërore, asistencë për mbrojtjen e konsumatorit - Alam: Përgëzoj BSH për menaxhimin e inflacionit dhe kredive me probleme
Banka e Shqipërisë është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Botërore për përmirësimin e kuadrit rregullativ të sistemit financiar, sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
Drejtori Rajonal i Bankës Botërore, Asad Alam, në një takim të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se Banka Botërore mbetet e fokusuar dhe do të japë asistencën e saj të plotë lidhur me mbrojtjen më efikase të interesave të konsumatorëve shqiptarë përballë një tregu në zhvillim të vazhdueshëm.
Guvernatori Sejko diskutoi lidhur me një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë, modernizimin e sistemeve të pagesave. Duke u ndalur në zhvillimet e tyre, ai theksoi rëndësinë e dorëzimit të aplikimit për integrim në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), dhe përfshirjes dhe edukimit financiar, si çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.
Drejtori Rajonal i Bankës Botërore, ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin me sukses të krizave të viteve të fundit, si pandemia dhe goditja e çmimeve që preku të gjithë rajonin gjatë vitit 2022. Duhet theksuar se pavarësisht pandemisë, vendi ynë ka pasur nivelin më të ulët të inflacionit në rajon.
Gjithashtu, Alam u ndal në stabilitetin dhe ambientin financiar të vendit, ku theksoi rëndësinë e zgjerimit të kredisë dhe cilësisë së portofolit të saj. Në vijim, ai përgëzoi Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin e raportit të kredive me probleme, i cili ka shënuar nivelet minimale të më shumë se një dekade.
Rikujtojmë se Banka e Shqipërisë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, pak kohë më parë hartoi një rregullore që kufizonte numrin e kredive që mund të japë një institucion financiar jo bankë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Gati gara për autostradën Milot-Balldren - Balluku: Investimet në 2025, prioritet 2 korridore rrugore që lidhin vendin me rajonin
Gara ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot – Balldren, pjesë e Korridorit Blu do të hapet së shpejti. Teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025......

Ndërsa aksionet globale bien, Dollari dhe yield-et e obligacioneve qëndrojnë pranë niveleve më të larta disamujore!
Rendimentet e dollarit amerikan dhe të obligacioneve mbahen pranë majave shumëmujore ditën e sotme me pritshmëritë që Rezerva Federale do të ngadalësonte......

Produktet shqiptare, drejt Azisë - Prençe: Lajm i mirë, por nuk pritet të zgjasë
Ulja e eksporteve drejt vendeve të Europës ka bërë që tregtarë të ndryshëm në Shqipëri të gjejnë vende të tjera për të shitur produktet e tyre. Sipas të......

Kroacia rrit objektivat energjetikë për 2030 - Vendi synon të mbulojë 43% të konsumit total me anë të burimeve të gjelbra
Kroacia rriti të gjitha objektivat më të rëndësishëm në Planin e përditësuar Kombëtar të Energjisë dhe Klimës për periudhën 2021-2030. Burimet e rinovueshme......

357 milionë lekë për linjën e re kabllore 110kV - Tirana 1-Zogu i Zi, rritet kapaciteti i transmetimit të energjisë elektrike
Operatori i Sistemit te Transmetimit OST ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës kabllore 110 kV Tirana 1-Zogu i Zi, si dhe trakti përkatës në N/St. Tirana......

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të përdoren edhe si investime përgjatë skemës
Qytetarët janë gjithnjë e më shumë të prirur që të investojnë tek skemat e pensioneve private, ku jo vetëm që marrin pension pasi plotësojnë kriteret, por......

Fermerët bllokojnë rrugët e Francës - Protestat, për shkak të një marrëveshjeje të mundshme me vendet e Mercosur
Fermerët francezë bllokuan një rrugë pranë Parisit, pasi perspektiva e një marrëveshjeje tregtare midis vendeve evropiane dhe shteteve të Mercosur thekson......

Si do krijohet fondi për bonusin e pensionistëve? - Pr.buxheti 2025 diskutohet në parim, PD dorëzon 17 amendamente
Teksa fondi i parashikuar për bonusin e pensionistëve për vitin 2025 është 37 mln euro, ministri i Financave Petrit Malaj ka shpjeguar sesi do të funksionojë......