Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim - Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet

Qeveria ka përcaktuar procedurat që duhet të ndiqen për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror në përdorim dhe modelin e aktit të kalimit në pronësi. Pra e thënë ndryshe, përfitues janë ata qytetarët që kanë ndërtuar dhe kanë në përdorim një tokë që konsiderohet si tokë shtet.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, parashikon se procedurat administrative të kalimit të pronësisë do të kryhen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës edhe kur ndërtesa është e dëmtuar, për sa kohë që ajo është e pasqyruar në regjistrat kadastralë.
Sipas vendimit në fjalë, kërkesa për kalimin e pronësisë paraqitet online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, dhe tarifa e shërbimit paguhet në momentin e aplikimit. Tarifa është e pakthyeshme në rast refuzimi. Për kërkesat e paraqitura përpara hyrjes në fuqi të ligjit, për të cilat procedura nuk ka përfunduar, nuk aplikohet pagesa e tarifës. Vendimi parashikon edhe ulje 20 % të vlerës për subjektet që kanë paraqitur kërkesë përpara datës 1.7.2012 dhe që kryejnë pagesën brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për njoftimin.
Ndërsa, për trojet e ndërtesave të privatizuara, kërkesa shoqërohet me dokumentacion që vërteton pronësinë mbi ndërtesën dhe pagesën e taksës së truallit nga data 7.6.2010 deri në datën e aplikimit. ASHK-ja verifikon pronësinë, posedimin faktik, statusin shtetëror të truallit dhe shlyerjen e detyrimeve. Brenda 60 ditëve nga depozitimi i kërkesës, kryhen verifikimet arkivore, juridike dhe faktike, si dhe evidentohet sipërfaqja në terren.
Lidhur me objektet e privatizuara si banesë, që nuk kanë ndryshuar destinacion, kalimi i pronësisë kryhet pa pagesë. Për ndërtesat me funksion social-ekonomik, pagesa bëhet sipas çmimit të hartës së vlerës së tokës. Detyrimi financiar llogaritet dhe njoftohet brenda 10 ditëve, ndërsa pagesa duhet të kryhet brenda 60 ditëve. Edhe në rastet edhe rastet e ndërtesave të ngritura në bazë të lejeve të ndërtimit pas datës 10.8.1991, kur mungon dokumentacioni i dhënies së tokës , kryehet e njëjta procedurë.
Ndryshimet në sipërfaqe të ndërtesave minus ose plus 5 %, por jo më shumë se 50 m2, konsiderohen normë gabimi në matje.
Pas shlyerjes së pagesës, drejtoria vendore e ASHK-së miraton ose refuzon kalimin e pronësisë brenda 20 ditëve dhe njofton subjektin brenda 5 ditëve. Vendimi regjistrohet në regjistrin kadastral pasi të ketë kaluar afati 30-ditor i ankimit ose pas përfundimit të shqyrtimit të tij.
Çmime kufi për shitjen e produkteve të peshkimit - Mbështetje financiare për operatorët kur prodhimi mbetet stok
Produktet e peshkimit, që dalin në treg do të kenë çmime kufi të paracaktuara. Në projektligjin për funksionimin e tregjeve të produkteve të peshkimit, të......
Kompanitë pritet të fitojnë më pak këtë vit - Besimi i të ardhurave të CEO-ve, arrin nivelin më të ulët në 5 vjet
Vetëm tre në 10 drejtorë ekzekutivë janë të sigurt në perspektivat e rritjes së të ardhurave të kompanive të tyre gjatë vitit të ardhshëm, niveli më i ulët......
Kursi i këmbimit/ Dobësohen Dollari e Paundi. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës nga dita e djeshme duke u humbur pikë edhe e pse e filloi këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 82 lekë......
Cilët janë pritshmëritë e eksportuesve për në BE? - Këshilli i Investimeve: 7 në 10 kompani e vlerësojnë integrimin pozitiv
Biznesi shqiptar ka pritshmëri pozitive nga Agjenda Kombëtare e Reformave dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, por niveli i informimit mbetet i......
Rritet paga minimale në Kosovë - Ministria e Financave: Nga 1 janari, 425 euro bruto. Më 1 korrik bëhet 500 euro
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari......
Cilën kartëmonedhë përdorin më shumë shqiptarët? - Analiza e SCAN: Çfarë tregojnë kartëmonedhat për ekonominë shqiptare
Çdo ditë, shqiptarët paguajnë me cash për kafe, ushqime apo shërbime të vogla. Por cila kartëmonedhë kalon më shpesh nga dora në dorë? Dhe cila mban peshën......
Trump kërcënon tarifë 200% për verërat franceze - Pasi Macron nuk është i gatshëm t’i bashkohet “Bordin e Paqes”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të vendoste tarifa prej 200% për verërat dhe shampanjën franceze, pasi presidenti francez Emmanuel Macron......
Podgorica synon të rifitojë pasagjerët e Tiranës - Vitin e kaluar 140,000 malazezë përdorën aeroportin “Nënë Tereza”
Aeroporti i Podgoricës shpreson se hapja e afërt e bazës së Wizz Air në kryeqytetin malazez do ta ndihmojë atë të rifitojë disa nga 140,000 shtetasit......


