Balluku zbret në terren për përmbytjet: Jemi angazhuar maksimalisht

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe atë të Bujqësisë, Andis Salla, kanë dalë këtë të enjte, 8 janar në terren lidhur me problematikat e shkaktuara nga moti i keq i këtyre ditëve.
Balluku është informuar nga strukturat përgjegjëse për ecurinë e operacionit, masat e marra për garantimin e sigurisë së qytetarëve si dhe për ndërhyrjet teknike që po kryhen në zonë. Sipas burimeve zyrtare, evakuimi po realizohet në bashkëpunim me emergjencat civile, forcat e rendit dhe autoritetet lokale.
“Kemi angazhimin edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Kryeministri po dizenjon një paketë që do garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore dhe banesat. Nesër do ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku do bëhet edhe një adresim nga kryeministri jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për aspektet e rëndësishme që duhen bërë të ditura. Në këtë moment u bëjmë thirrje dhe kërkojmë qytetarëve t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile. Duhet të marrim masa edhe më të shpejta se situata që mund të agravojë. Kemi shpresë për një rënie të Vjosës që afektohet edhe nga reshjet në Greqi në këto momente, por shpresojmë në orët e ardhshme”, tha ajo.
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se janë dhënë urdhër për evakuim në fshatrat Novoselë, Bishan dhe Ferras, pasi prurjet në Vjosë janë të mëdha. Për mediat, Vengu u shpreh se kuotat maksimale janë kaluar dhe pritet përkeqësim në orët në vijim. Vengu shtoi se Forcat e Armatosura janë në terren dhe do të bëhen konstatimet për dëmet e shkaktuara.
“Së bashku me ministrin e Bujqësisë, kemi realizuar dislokimin e forcave civile dhe ushtarake në terren, në të dyja krahët e grykëderdhjes së Vjosës. Aktualisht, janë dhënë urdhrat e evakuimit në tre fshatra, Novoselë, Bishan, Ferras. Forcat e Armatosura janë në këto 3 fshatra për të bërë të mundur evakuimin e këtyre banorëve. Mjetet e bordeve të kullimit, janë në gatishmëri dhe po bëjnë përforcime të herë pas hershme. Kuotat maksimale janë kaluar, prurjet janë të atilla që konsiderojnë përkeqësim në 4 orët në vijim. Do kemi prurje në basenin e Vjosës, ndaj kemi pasur urdhër për evakuime. Sa i përket dëmeve dhe dëmshpërblimeve, do bëjmë konstatimet. Ministria e Financave do kryejë kompensimet”, theksoi ai.
Banka e Shqipërisë “përthith” 595 mln euro nga tregu - Shton blerjet e valutës për forcimin e rezervës valutore dhe stabilitetin financiar
Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka vijuar ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor, duke blerë euro, me synimin për të forcuar......
2-fishim gjobash për gazet serrë - Aktivitetet industriale e transporti, ashpërsohen masat administrative për shkelësit
Dyfishimi i gjobave për subjektet që shkelin detyrimet ligjore mbi monitorimin dhe raportimin e gazeve serrë. Gjithçka parashikohet në ligjin e ri “Për......
2.5 milionë prona, në Kadastër Fiskale - Në vitin 2028 nis aplikimi i plotë i taksës së pasurisë me vlerë tregu
Rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, do të nisin gradualisht që të regjistrohen në Kadastrën Fiskale, e cila tashmë është......
MIE: Raport mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq!
Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, krahas reshjeve të shiut, në shumë prej zonave të vendit ka pasur edhe reshje dëbore. Grupet e......
Evakuim i menjëhershëm i banorëve - Ministri Vengu nxjerr urdhërat për Novoselën, Ferrasin. Probleme edhe në Durrës
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Novoselës, njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, si dhe......
Reshje shiu dhe dëbore në disa qarqe - ARRSH: Shmangni lëvizjet në akset problematike
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Në Rajonin Verior ka pasur reshje......
Ushqimet për fëmijë, inflacioni në Shqipëri mbi Europën/ Familjet përballen me rritje çmimesh për produkte të domosdoshme
Rritja e një fëmije në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, ndërsa një nga zërat më bazikë të shpenzimeve, ushqimet për fëmijë, ka shënuar rritje......
Përmbytjet, situatë kritike në 6 qarqe - Emergjencat Civile: Problematika në tokat bujqësore, borë në disa qarqe
Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika......


