Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”

Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi akuzat për grumbullimin e një numri të madh pasurish të paluajtshme në emër të saj, ndërsa u shpreh se beson te drejtësia dhe nuk do e pengojë atë.
“Nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh ndaj meje dhe që nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si zëvendëskryeministër dhe as në pozicionin tim si qytetar i lirë i Republikës së Shqipërisë të vijojë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Unë nuk kam as 300, as 30 dhe as 3 apartamente, nuk kam as 1 dhe as 2 jahte, nuk kam as limuzina, as helikopterë dhe as avionë, por të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik i cili fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por me thënë të drejtën jam rritur me gjyqet publike. Jam munduar të bëj më të mirën, ndoshta mund ta bëja më mirë dhe këtë nuk e vë në dyshim fare, por as nuk e kam penguar drejtësinë dhe as nuk do e pengoj kurrë drejtësinë tek e cila unë besoj”, tha Balluku.
Sipas Ballukut, kjo çështje juridike e ngritur ndaj saj duhet të ndjekë rregullat dhe procedurat që parashikon Kushtetuta.
“Kam marrë vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në mediat sociale as në banaqet mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj siç e parashikon Kushtetuta”, u shpreh Balluku.
Qeveria miraton procedurat për kthimin e garancive shtetërore dhe menaxhimin e kredive të pakthyera
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurës së detajuar për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe për procedurat e......
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe......
Rama mbledh qeverinë pas betimit të ministrave të rinj
Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku kanë marë pjesë edhe ministrat e rinj pas betimit para Presidentit Bajram Begaj në një......
Balluku i kalon stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës: “Mënyra e tij e të çuarit përpara e të gjithë politikave, sukses i garantuar”
Pas betimit në Presidencë, Ministri i Ri i Infrastruktururës dhe Energjisë, Enea Karakaçi është prezantuar nga paraardhësja e tij, Belinda Balluku. Gjatë......
Rritja e naftës në bursë/ Si përkthehet në rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri
Çmimi i karburanteve në Shqipëri lidhet ngushtë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës së përpunuar, përveç bençmarkut global që është nafta Brent......
Turistët e Lindjes së Mesme, sa do t’i mungojnë Shqipërisë? - Zani: Pasiguria në rajon ndikon në udhëtimet drejt vendit tonë
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme po ndikon dukshëm edhe në lëvizjet turistike drejt Shqipërisë. Konfliktet dhe sulmet e fundit kanë shkaktuar......
Si duhet të kontrollohen abuzimet me çmimet? - Eksperti Musta: Mekanizëm për matjen e marzheve të fitimit për kompanitë
Ndërsa në Shqipëri kanë nisur të ndjehen efektet e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, reflektuar kjo në rritjen e çmimit të karburanteve, ekspertët......
Shqipëria ringre Shkollën e Aviacionit - Vetëm 10 kadetë do t’i nënshtrohen një kurrikule 18-mujore për t’u certifikuar si pilot
Kanë nisur procedurat për rekrutimin e studentëve të Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Kjo shkollë do të rikthehet pas 19 vitesh falë bashkëpunimit midis......


