Balluku: Situata nën kontroll, strukturat e MIE në gatishmëri për përballimin e motit të keq

Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë vështirësi të dukshme sidomos në zonat veriore dhe verilindore.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se strukturat e varësisë së MIE janë angazhuar pa ndërprerje për të menaxhuar situatën, me ekipe të vendosura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme.
Përmes komunikimit të saj në rrjetet sociale, Belinda Balluku ka informuar qytetarët mbi ndërhyrjet e kryera në akset rrugore, gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, si dhe funksionimin normal të porteve dhe aeroportit.
Ajo ka theksuar se reshjet e shiut me intensitet të lartë, të shoqëruara me erëra të forta, kanë prekur të gjithë territorin e vendit, me fokus të veçantë zonat veriore dhe verilindore, ndërsa strukturat e varësisë së MIE janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, duke vendosur ekipe të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme.
Grupet e punës së ARRSH dhe OSSH ndodhen aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për abonentët.
Situata në akset rrugore
Në raportimin e saj, ministrja Balluku theksoi se reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke siguruar qarkullim normal pa bllokime. Në aksin Laç–Ura e Drojës, dalja e përroit nga shtrati ka përmbytur një segment të rrugës, ku po vijon puna për largimin e ujit dhe rikthimin e qarkullimit.
Ndërkohë, në aksin Ersekë–Leskovik–3 Urat janë regjistruar rënie inertesh, por kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për pastrimin e karrexhatës, duke garantuar lëvizjen e sigurt të automjeteve.
Furnizimi me energji elektrike
Ministrja raportoi se OSSH ka mobilizuar rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës. Aktualisht, 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm janë jashtë pune, por furnizimi është përmirësuar ndjeshëm, duke arritur rreth 70% normalizim në rang vendi.
OSSH ka mobilizuar rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës. Aktualisht, 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm janë jashtë pune, por krahasuar me orët e para, furnizimi me energji elektrike është përmirësuar në rreth 70% në rang vendi. Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar, ndërsa rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte. Në rrjetin e transmetimit nuk raportohen avari apo defekte, me të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim normal.
Sa i përket kaskadës së Drinit, pritet një front i dytë reshjesh me intensitet të lartë, me parashikime deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës. Situata mbetet nën kontroll, me grupet operative në gatishmëri të plotë.
Furnizimi me ujë të pijshëm
Në pasqyrimin e saj, ministrja nënvizoi se furnizimi me ujë paraqitet i qëndrueshëm në rang vendi. Stacionet e pompimit janë funksionale, ndërsa sistemet me gravitet janë menaxhuar me kujdes për të shmangur turbullirat gjatë procesit të klorinimit.
Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale. Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit. Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.
Situata në portet dhe aeroportin
Duke iu referuar transportit detar dhe ajror, Balluku bëri të ditur se në portin e Durrësit situata është e qëndrueshme, me tragetet që akostohen sipas orarit dhe përpunimi i anijeve që vijon normalisht. Në portin e Sarandës nuk janë raportuar problematika, ndërsa lundrimet drejt Korfuzit kanë vazhduar pa ndërprerje. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka operuar pa asnjë pengesë, duke garantuar fluturime të rregullta.
“Në portin e Durrësit situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll, me tragetet që akostohen sipas orarit dhe përpunimi i anijeve që vijon normalisht. Në portin e Sarandës nuk janë raportuar problematika, ndërsa lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar pa ndërprerje. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” paraqitet i qetë, pa raportime për probleme apo ndërprerje të operimeve.”
Ministrja Belinda Balluku ka theksuar se të gjitha strukturat e agjencive të MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës, me monitorim intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim.

Si do të zhvillohet ekosistemi i start up-eve? - Ymeri: Agjencia do të përdorë instrumenta teknikë dhe financiarë
Zhvillimi i ekosistmit të start up-eve, është një nga fokuset kryesore të agjencisë së Startup Albania. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, do të përdoren dy......
“Ekonomia shqiptare, rritje të moderuar në 2025-2027” - Parashikimet e BE: Bie “hovi” i turizmit. Investimet do qëndrojnë të forta
Ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet, ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me vitet e fundit. Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian për vitet......
Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore - Gjiknuri dhe Bylykbashi: Duhen adresuar rekomandimet e ODIHR
Këtë të martë është konstituuar Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri tha se komisioni synon......
A jemi gati të menaxhojmë miliardat e BE-së për bujqësinë? - Evropa vendos 18 piketa ndaj vendit për mbyllen e grupkapitullit 5
Në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të negociatave, ku mbyllja e Grupkapitullit 5 që......
Rritja e bizneseve, përgatitet ligji për financimet kolektive - Hirtric: BERZH, mbi 60% të investimeve e ka në ndërmarrjet private
Java Globale e Sipërmarrjes, vijon me panele diskutimi mbi zhvillimin e sipërmarrjeve apo start up-eve. Në panelin e sotshëm, fokus ishte zhbllokimi i......
BE, 27% e PBB-së për mirëqenien sociale - Cilat vende evropiane shpenzojnë më shumë në këtë sektor?
Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian rritën shpenzimet për mirëqenien sociale në vitin 2024, me një zgjerim prej gati 7%, duke e çuar buxhetin total në......
Impianti diellor në Belsh - BERZH bën gati tenderin për projektin 40 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë gati tenderin për ndërtimin e centralit diellor në Belsh, një projekt i Korporatës Elektroenergjetike......
“Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve” - Kandidatja për drejtimin e AMF, Adela Xhemali prezanton platformën
Ish-zv.Ministrja e Financave, Adela Xhemali është kandidatja e propozuar nga Këshilli i Ministrave për të drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në 5......





