Shqipëria Postuar më 24 Janar 2025, 16:12

Balluku: Shqipëria e pasur me bimë mjekësore - Kompanitë shqiptare, eksportuese në Evropë dhe përtej saj

Nga Ledina Elezi

Balluku: Shqipëria e pasur me bimë mjekësore - Kompanitë

Në Shqipëri nuk janë të pakta kompanitë të cilat prodhojnë dhe përpunojnë bimë aromatike dhe mjekësore.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte në një prej kompanive të tilla në Divjakë, e cila i eksporton këto bimë në Evropë dhe përtej saj.

“Është detyra ime që unë të promovoj bizneset e Qarkut të Fierit, por nga ana tjetër unë shikoj që ju mund të ktheheni në modele për t'u ndjekur edhe nga biznese të tjera shqiptare dhe nga ata të rinj që kanë dëshirë të kthehen nga emigracioni, siç e ke edhe ti historinë, dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.”

Bimët aromatike dhe mjekësore, përveçse prodhohen dhe shiten në Shqipëri, gjithashtu eksportohen në vende të tjera të largëta si Amerikë, Meksikë, apo Japoni.

“Duke qenë se para se të drejtoj politikisht qarkun e Fierit, kam drejtuar Qarkun e Dibrës, kam pak njohuri nga bimët mjekësore dhe aromatike, pasi atje është një sektor i ri, por që ka filluar të zhvillohet dhe unë di që edhe ti ke një qendër në Dibër dhe bashkëpunon atje me dibranë të mirënjohur. Kush është lënda e parë më e kërkuar, pasi ne kemi një numër të madh bimësh medicinale dhe aromatike, më the 300, 346 bimë aromatike, mjekësore. Imagjinoni çfarë pasurie natyrore ka Shqipëria, dhe jo vetëm minerare, por edhe bimësh.”

Kompani të tilla janë shembull se si produktet mjekësore dhe aromatike shqiptare po eksportohen edhe në tregjet ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat