Balluku: Shqipëria dhe OKB drejt kornizës së re të bashkëpunimit 2027–2031

Zv.kryeministrja njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara. Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deritanishme e kornizës së bashkëpunimit 2022–2026, duke vënë theksin te rezultatet pozitive të arritura në Shqipëri.
Me hyrjen në vitin përmbyllës të programit aktual, Balluku njoftoi nisjen e përgatitjeve për kornizën e ardhshme pesëvjeçare 2027–2031. Ministrja nënvizoi se fokusi kryesor i qeverisë mbetet fuqizimi i kapitalit njerëzor, nxitja e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe konsolidimi i mëtejshëm i institucioneve demokratike.
Sipas deklaratës, ky partneritet me OKB-në është një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt modernizimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Përmes këtij angazhimi, synohet ndërtimi i një Shqipërie më të fortë dhe më afër standardeve europiane.

“Vlon” kërkesa për kredi nga shqiptarët - BEI: Tregu financiar, aktiv. Bankat “frenojnë” huanë për banesa
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të......
Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës
Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit......
Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes......
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......
Rimbursim deri 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve - Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi përmes plotësimit të DIVA-s
Qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milionë lekë, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave,......
Energjia e rinovueshme, 43% e totalit/ Eurostat: Jemi mbi mesataren e BE-së, por me hendek të fortë në transport
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se rreth 43.11% e energjisë në vendin tonë vjen nga......
364 mln euro për ndërtimin e rrugëve - Projektet më të financuara gjatë vitit 2025 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me vlerën më të madhe të pagesave të transaksioneve për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Open Data......
Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë në 2025-ën/ APD: Sezoni veror rriti fluksin e pasagjerëve
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri përgjatë 2025- ës. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë......


