Balluku: Së shpejti paraqesim projektin e Hekurudhës së Kombit
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja e nënshkruar me BEI për financimin e projektit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë vendos një tjetër gur kilometrik në zhvillimin e transportit hekurudhor.
Në deklaratën e saj për mediat pas nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin e Bankës Europiane për Investime, Lionel Rapaille, Balluku u shpreh se “të gjithë këta komponentë po plotësojnë një pazëll të transportit hekurudhor, një nga transportet më të rëndësishme për BE-në, duke qenë se ai ofron eficiencë financiare për çdo qytetar dhe nga ana tjetër është miqësor me mjedisin”, deklaroi Balluku.
Ajo shtoi gjithashtu se edhe segmenti hekurudhor Tiranë-Durrës është në hapat e fundit të ndërtimit dhe do të dorëzohet brenda këtij viti, duke i lënë vitit 2026 plotësimin e komponentëve të tjerë, atë të elektrifikimit të saj dhe krijimin e stokut të vagonëve dhe lokomotivave që do të operojnë.
Njëkohësisht informoi se gjatë vitit 2025 nis ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, një nga segmentet më të rëndësishme ndërlidhëse të rajonit. Ky segment sipas saj, përfundon në 2029-ën. Balluku tha se shumë shpejt do të prezantohet edhe projekti i Hekurudhës së Kombit.
“Në ditët në vijim do të kemi edhe një prezantim të projektit kombëtar, me interes shumë të madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e Kosovës. Bëhet fjalë për Hekurudhën e Kombit që do të prezantohet në Shkodër, ku do të jetë dhe stacioni nga Shkodra për në Gjakovë”, tha ajo.
Brenda vitit, shtoi ajo, do të kemi një projekt të plotë të segmentit hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, që parashikohet të dorëzohet si vepër në 2028. Ky segment, vuri në dukje Balluku, do të pasohet edhe nga segmenti Rrogozhinë -Pogradec që do të dorëzohet në 2029-ën.
Sondazh

“Shqipëria, më afër BE-së” - Dialogu për sigurinë, Hasani: Pasqyron progresin e vendit
U zhvillua sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh......

BE i ofron Indisë tarifa “zero” për makinat - Por, Nju Delhi kërkon ulje graduale për të mbrojtur prodhuesit vendas
Bashkimi Evropian dëshiron që India të eliminojë tarifat për importet e makinave sipas një marrëveshjeje tregtare që ka mbetur pezull prej kohësh.......

Bulmeti “mban mbi shpinë” barrën e çmimeve/ Inflacioni ngjitet në 2.1% në Mars. Argëtimi vazhdon të kushtojë më shtrenjtë
Inflacioni në vend për muajin Mars ka prekur një vlerë prej 2.1%, nga 1.9% që regjistrohej në muajin e dytë të vitit aktual. Ndërkohë, rënia regjistrohet......

“BE duhet të blejë 350 mld USD energji amerikane” - Trump vendos kushtet për të lehtësuar tarifat ndaj bllokut
Bashkimi Evropian do të duhet të blejë 350 miliardë dollarë energji amerikane për të lehtësuar tarifat gjithëpërfshirëse, tha presidenti i SHBA-së Donald......

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama: “Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë”
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas......

Zhvillimi i zonës së Cirkut të Tiranës – Përzgjidhet studioja fituese (FOTOT)
Studioja arkitekturore franceze L’AUC u shpall fituesja për vizionin e zhvillimit të zonës qendrore të Tiranës, e njohur për qytetarët si zona e......

Sa preferohen paketat internet, telefoni dhe TV? - AKEP: Shtohen familjet që paguajnë për shërbime të integruara
Më shumë shqiptarë po zgjedhin të paguajnë për një paketë të integruar me internet, telefoni dhe televizor. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......

Fondi total limit i prokuruar, 16.5% të PBB - Vitin e kaluar arriti në 402,3 trilionë lekë. Kryesojnë tenderët për mallra
Gjatë vitit të kaluar fondi total limit i prokuruar zinte 16.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ose në një vlerë prej 402,3 trilionë lekë. Referuar......