Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2025, 15:43

Balluku: Produktet shqiptare, kudo në Evropë-“Bujqësia në ditët më të mira, por ka akoma shumë sfida përpara”

Nga Ledina Elezi

Balluku: Produktet shqiptare, kudo në Evropë-“Bujqësia

Gjithnjë e më shumë produkte bujqësore shqiptare po eksportohen në Evropë dhe përtej saj. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte në Lushnjë për të vizituar një prej pikave të grumbullimit të fruta-perimeve, e cila eksporton produkte për tregjet evropiane.

Rumania, Lituania dhe Polonia, janë vetëm disa nga destinacionet e produkteve të kësaj pike.

“Këtu bëhen eksporte të cilat shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ku kërkesat e tregut janë kërkesa të vendosura në bazë të produkteve biologjike dhe gjithçkaje tjetër. Myzeqeja padyshim është hambari i Shqipërisë dhe këtu arrin të shikosh madhështinë e bujqësisë dhe sado që ta shpjegosh me fjalë, vetëm kur e shikon në terren se çfarë bëjnë njerëzit, dhe si bujqësia është e bazuar pothuajse në 50% të saj, se patjetër toka luan një rol shumë të rëndësishëm, po 50% e saj ka të bëjë me mundin e njerëzve, angazhimin e tyre dhe lidhjen që kanë me tokën”.

Sipas Ballukut, megjithëse eksportet bujqësore janë nivele shumë të mira sot, sfidat e këtij sektori vijojnë të jenë të shumta. 

“Bujqësia, unë them që po jeton ditët e saj më të mira për Shqipërië dhe patjetër ka shumë punë për t’u bërë akoma dhe jemi të gjithë të qartë për këtë, duke nisur nga kërkesat që kanë bujqit që janë në sera apo në ara, që ka të bëjë me vaditjen, ka të bëjë me kanalizimet dhe gjithçka tjetër dhe deri tek pikat e grumbullimit dhe të gjithë facilitetet që duhen krijuar për sa i përket eksporteve, kohës së pritjeve në dogana, kohës së pritjeve në pikat e kalimit dhe gjithçka tjetër”.

Eksportet bujqësore të Shqipërisë kapin vlerën e mbi 500 milionë eurove sot, ndërsa qeveria synon që deri në vitin 2030, eksportet e produkteve bujqësore shqiptare të arrijnë në 1 miliardë euro.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat