Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2025, 14:17

Balluku: Nuk komentoj çështje në hetim - Zv.kryeministrja reagon për akuzat e SPAK: S’do e shaj kurrë drejtësinë e re

Nga SCAN TV

Balluku: Nuk komentoj çështje në hetim - Zv.kryeministrja

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë pas komunikimit të akuzës së SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë. Gjatë seancës plenare, ku diskutohej projektbuxheti i vitit 2026, Balluku tha se nuk ka asnjë koment për çështjen në hetim dhe se nuk do të sulmojë institucionet e drejtësisë.

“Duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar baltën, aludimet dhe gjysmat të vërtetat dhe gënjeshtrat me bollëk që janë thënë në këto kohë, por për detyrimin ndaj kujtdo. Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje dhe as kërcënime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. As lëvdata e himne pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës, është duke kryer misionin për të cilin u reformua, patjetër me pikat e saj të dobëta e të forta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës. S’do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do të prononcohem kurrë për çështje në hetim pasi kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo”, - tha Balluku.  

Po ashtu, ajo shtoi se mbështet reformën në drejtësi dhe produktet e saj, ndonëse e prekur personalisht, duke theksur se ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti dhe në respekt të plotë të misionit të PS nuk ka asnjë koment.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat