Shqipëria Postuar më 23 Maj 2025, 15:40

Balluku: Nga nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli Llogarasë! Pa pagesë deri më 15 shtator

Nga Edel Strazimiri

Balluku: Nga nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherësh zv.Kryeministrja e vendit Belinda Balluku njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.

“Ky tunel do të shkurtojë distancën drejt bregdetit të jugut dhe do t’i shërbejë sezonit turistik që po afron”, bëri me dije Balluku.

Sipas njoftimit tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator dhe do të jetë i ndaluar kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

“Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet dhe kjo tregohet qartë nga numri i njësive të hotelerisë që po hapen në jug të vendit”, deklaroi ajo.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat