Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve, po punohet për detajet e fundit
Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin në lotin 5, ku po punohet për hedhjen e shtresave të fundit asfaltike dhe vendosjen e tabelave informuese.
Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ku falë angazhimit edhe të institucioneve të tjera janë kapërcyer problematikat e evidentuar. Ndërhyrja e OSHEE dhe OST bëri të mundur gjithashtu zhvendosjen e linjave nëntokësore të energjisë për ti hapur rrugë kantierit.
Zëvendëskryeministrja Balluku tha se gjatë këtyre javëve është punuar me forca të shtuara, pavarësisht kushteve të motit, për të bërë të mundur finalizimin e kësaj vepre në afatin e parashikuar. Balluku tha se Unaza e Madhe është një vepër e rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por dhe për qytetarët të cilët vijnë nga zona të tjera, pasi lidhet me të gjitha autostradat.
“Ne i kemi dhënë më shpejt kantiereve tona, pavarësisht kushteve të motit që gjatë dhjetorit nuk na kanë ndihmuar, pikërisht për ta dorëzuar dhe për ta çliruar kryeqytetin, pasi siç kemi thënë Unaza e Madhe nuk është vetëm në shërbim të banorëve të kryeqytetit, por është në shërbim të të gjithë atyre vizitorëve që vijnë nga të katërt anët e Shqipërisë”, tha Balluku.
Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuar.
“Kjo rrugë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është një autostradë e cila është trajtuar me mobilim urban, pikërisht sepse kalon në zona të banuara dhe është një vepër infrastrukturore që për ne do të kthehet në një praktikë të mirë për t’u ndjekur sesi bashkërendimi i të gjithë aktorëve, por sigurisht edhe kontributi i ndërtuesve, mund të sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër”, nënvizoi Balluku.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej afro 29 kilometrash.
Sondazh

Shqipëria në arenën ndërkombëtare, ç’do të ndodhë në 2025? - Në fokus, Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe modernizmi i shërbimeve konsullore
Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë ekonomike,......

Lodrat, nëntori shënon rekordin e tretë më të lartë/ Kina, Italia dhe Austria furnizuesit kryesorë të tregut
Gjatë periudhës së festave, importi i produkteve të ndryshme përjeton një rritje të ndjeshme, veçanërisht në tregun e lodrave dhe produkteve piroteknike. Kjo......

Banka Botërore rrit parashikimin për Kinën - Pavarësisht rritjes prej 4.9%, ekonomia përballet me sfida të mëdha
Banka Botërore rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në 2024 dhe 2025, por paralajmëroi se besimi i ndrydhur i familjeve dhe i bizneseve do......

Miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të......

Presidenti gjerman shpërndan parlamentin dhe shpall datën e zgjedhjeve në shkurt
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier njoftoi të premten se ka rënë dakord me kërkesën e kancelarit Olaf Scholz për të shpërndarë parlamentin dhe......

Pagat, kontrollohen 1.200 biznese në Dhjetor Tatimet: 78% rritën deklarimet, gjoba për subjektet që shkelën ligjin
Aksioni kundër informalitetit në paga ka vijuar edhe përgjatë muajit Dhjetor dhe ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion......

Më shumë shqiptarë sigurojnë jetën - Rritet me 13% numri i kontratave. Megjithatë, jo-jeta vijon të dominojë
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.28% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tregu vazhdon......

Modernizimi i sistemit të thesarit - AKSHI hap tenderin me fond 750 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur hapjen e tenderit për përmirësimin e sistemit të thesarit. Fondi limit i përllogaritur është 750......