Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2025, 12:41

Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit energjetik rajonal!

Nga Edel Strazimiri

Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik, i zhvilluar në Athinë në fillim të kësaj jave, ku zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me përfaqësues të rëndësishëm të sektorit energjetik rajonal dhe ndërkombëtar.

Gjatë punimeve të samitit, Balluku u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit të Transmetimit të Greqisë (IPTO), Manos Manousakis, me të cilin diskutoi për vijimin dhe intensifikimin e projekteve energjetike të përbashkëta ndërmjet dy vendeve. Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi në rrjetet e transmetimit dhe qëndrueshmëria e sistemit energjetik në rajon.

Një tjetër takim i rëndësishëm u zhvillua me drejtorin rajonal të kompanisë shtetërore azere SOCAR për Ballkanin, Murad Haydarov, ku u diskutua mbi angazhimin e përbashkët në projektet që lidhen me sigurinë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit në rajon.

Zëvendëskryeministrja Balluku zhvilloi gjithashtu një takim me ministren për Klimën në Mbretërinë e Bashkuar, Kerry McCarthy në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, i cili këtë vit do të organizohet në Londër.

Samiti për Tranzicionin Energjetik, që mbulon rajonin e Europës Juglindore dhe Mesdheut Lindor, trajtoi zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në sektorin energjetik. Në qendër të diskutimeve ishin siguria energjetike, tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme dhe bashkëpunimi ndërkufitar në infrastrukturën energjetike.

Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat