Balluku në Athinë: Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto energjie brenda vitit 2030

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), zhvilluar në Athinë, ku u diskutuan çështje kyçe të sigurisë energjetike dhe bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore.
Në këtë forum, Sekretari Amerikan i Energjisë, Chris Wright, shpalosi një vizion që vuri theksin te bashkërendimi mes vendeve aleate për minimizimin e varësisë europiane nga gazi rus, si dhe te roli që teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, pritet të luajnë në transformimin e sistemit energjetik të kontinentit.
Gjatë P-TEC 6, Greqia nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme që mundëson rritjen e aksesit të gazit të lëngshëm amerikan (LNG) në tregun europian, duke e kthyer rajonin në një nyje me rëndësi gjeopolitike strategjike. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në vitin 2024 Greqia është pozicionuar për herë të parë si eksportuese neto energjie.
Në fjalën e saj, Balluku informoi partnerët se Shqipëria ka objektiv të qartë që brenda vitit 2030 të kalojë nga një vend importues në një vend eksportues neto të energjisë. Ajo theksoi se ky vizion mbështetet në projektet strategjike të interkonjeksionit energjetik, që përfshijnë:
-Korridorin VIII energjetik, i cili shtrihet në një aks rajonal me rëndësi për shkëmbimet e energjisë;
-Korridorin Lindje–Perëndim, që lidh Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Italinë;
-Linjën e re të interkonjeksionit nën det mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila u konsiderua nga pjesëmarrësit si një investim i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Europës Juglindore.
“Sektori energjetik europian po hyn në një fazë të re transformimi, ku koordinimi dhe partneriteti strategjik janë çelësi për të garantuar qëndrueshmëri dhe pavarësi energjetike,” u shpreh Balluku.
Në Athinë ishte i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Punëve të Brendshme, Doug Burgum, me të cilin Balluku zhvilloi takim prezantues. Prezenca e tij, sipas saj, nënvizon rolin qendror që energjia ka në arkitekturën e sigurisë globale.
Balluku vlerësoi angazhimin e drejtpërdrejtë të Departamentit Amerikan të Energjisë në Europë si një garanci për forcimin e partneritetit transatlantik dhe për rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të rajonit.
Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar - DPT: Tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e tregut
Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes ekonomike dhe i punës për formalizimin e......
Zyra e Komisionerit organizon panelin me temë “Mbrojtja e të Dhënave si Infrastrukturë e së Ardhmes Digjitale”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi sot, më 7 nëntor 2025, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Klik......
Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime
Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët......
Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji - Zv/kryeministrja Belinda Balluku merr pjesë në takimin e zhvilluar në Greqi
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin me temë Partneriteti për Bashkëpunim......
Si ndikon digjitalizimi në rritjen e sigurisë ushqimore? - “Klik Ekspo Group”/ Jaupllari: Element kyç për konkurrueshmëri dhe integrim në BE
Shqipëria po hyn në një fazë të re transformimi të sektorit bujqësor, ku digjitalizimi dhe teknologjia do të jenë në vëmendjen e qeverisë me rritjen e......
Zgjedhjet e pjesshme/ Kush janë 13 kandidatët që garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive?
Zgjedhjet vendore të 9 nëntorit janë afër tashmë dhe gara për drejtimin e disa bashkive kryesore ka marrë formë konkrete. Partitë politike dhe kandidatët e......
“Mineralet, prioritet kyç për SHBA-në” - Trump diskuton forcimin e bashkëpunimit me liderët e Azisë Qendrore
Presidenti Donald Trump e quajti çështjen e mineraleve kritike si një prioritet kyç, ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë liderët e pesë vendeve të Azisë......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Lushnjë e Gramsh - OSSH, investim 89 milionë lekë për përmirësimin e energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Berat ka shpallur hapjen e garës për zhvillimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe rikonstruksionin e kabinave në zonat: Zhamë,......





