Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e rrugës së Plugut në Lushnje: I shërben fermerëve dhe urbanizimit të zonës
Në bashkinë e Lushnjes, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një rrugë me gjatësi rreth 3 kilometra e cila po i nënshtrohet një rehabilitim të plotë, e që do të plotësohet edhe me elementët urbanë.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe inxhinierë të FSHZH, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 25% e tyre.
“Ne me Fondin Shqiptar kemi nënshkruar edhe një kontratë dhe pas asfaltimit do të vazhdojmë edhe me trotuarin në pjesën e majtë të rrugës, me gjatësi 1.1 kilometra që do të shkojë deri në qendër të fshatit Plug, duke i dhënë një urbanizim zonës, ashtu siç e meriton”, bëri të ditur Sefa.
Kontrata parashikon që punimet të përfundojnë në shtator të këtij viti, duke ju shërbyer kështu të gjithë banorëve të zonës, e veçanërisht fermerëve.
“Këtu rrugët luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kryesor për lidhjen jo vetëm midis njësive administrative, por edhe parcelave në të cilat punohet. Por nga ana tjetër edhe për të gjithë lëvizjen e mallrave bujqësore që ne e dimë që janë ato oraret e pasdites që fillojnë grumbulluesit dhe fermerët shkojnë drejt tyre dhe është e nevojshme që ti krijohet e gjithë infrastruktura e duhur”, tha Balluku.
Plotësimi i projektit me elementët urbanë, trotuarë dhe ndriçim, i përgjigjet kërkesës së banorëve, por edhe urbanizimit të zonës.
“Nuk ndërtojmë vetëm infrastrukturë rrugore, por kjo infrastrukturë rrugore vjen e kompletuar edhe me mobilimin urban, siç janë pjesa e trotuarëve, pjesa e gjelbërimit, pjesa e ndriçimit që është shumë e rëndësishme në zonë. Është një nga kërkesat që ne e kemi herë pas here. Edhe pjesa e ndriçimit vazhdon që të jetë një kërkesë shumë e rëndësishme që duhet t’ia ofrojmë banorëve”, u shpreh Balluku.
Sondazh

“Agroturizmi dhe bujqësia, shtylla të ekonomisë” - Rama, me fermerët e Beratit: Mbështetje financiare për këdo
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, takimin e radhës e zhvilloi me fermerët dhe sipërmarrësit në qarkun e Beratit. Gjatë......

Trump synon firmat farmaceutike - Propozon uljen e çmimeve të barnave amerikane
Prodhuesit e barnave janë paralajmëruar se Administrata Trump po shqyrton uljen e çmimeve të ilaçeve në SHBA, duke i bërë të ngjashme me shumat e ulëta që......

Dështon përsëri zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Deputetët e rinj të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës të cilët u betuan javën e kaluar, nuk arritën sërish që në shumicë të votojnë kryetarin e......

310 euro për çdo banor në Shqipëri - Rriten shpenzimet e bashkive për frymë, ulen investimet
Shpenzimet e bashkive për frymë kanë pësuar një rritje të ndjeshme nga viti në vit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga 10.638 lekë......

Kreditë për shtëpi, bankat lehtësojnë kriteret - Vrojtimi i BSH: Për financimin e konsumit, marrja e një huaje bëhet më e vështirë
Qytetarët do e kenë më të lehtë të marrin një kredi në bankë për të blerë shtëpi. Sipas vrojtimit për aktivitetin kreditues të Bankës së Shqipërisë, në......

“30% e qumështit duhet të dorëzohet në fabrika” - Udhëzimi/ Kriteret e reja për financimin e blegtorisë
Blegtorët do të financohen për mbarështimin e bagëtive përmes skemës së subvencioneve 2025. Konkretisht, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,......

Spanja rrit financimet për mbrojtjen - Zotohet të shpenzojë 2% të PBB-së brenda vitit
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se qeveria e tij do të përmbushë objektivin e NATO-s prej 2% të produktit të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e......

Tregjet globale, ari, bitcoin dhe valutat – Si kanë reaguar ato pas deklaratës së Trump për ulje të tarifave ndaj Kinës?!
Tregjet globale ndryshuan kursin pas ndryshimit të tonit të Presidentit të SHBA Donald Trump si për Kinën ashtu edhe për kryetarin e Rezervës Federale,......